Ndërtimi i Unazës së Vogël, Bashkia: Shmangni qarkullimin në Sheshin Skënderbej

Elton Tafaruci

Bashkia e Tiranës i kërkon qytetarëve të shmangin qarkullimin në sheshin “Skënderbej” për shkak të punimeve intensive për Unazën e Vogël të Tiranës.

Në një njoftim për mediat, bashkia e kryeqytetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, pasi ditët e fundit qarkullimi dhe trafiku në zonë është rritur ndjeshëm, për shkak të bllokimit të disa akseve

Më herët kryetari i bashkisë Erjon Veliaj tha se këtë javë projekti për qendrën e Tiranës do të bëhet publik nga bashkia, ndërsa ndërhyrja në terren mendohet të nisë pas përfundimit të unazës së vogël.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *