Dy vjet ankth dhe më pas gjejnë buzëqeshjen. Një familje siriane humbi nga sytë vajzën e tyre 8 vjeçe, Amal Ismail, pas një bombardimi që shkatërroi shtëpinë e tyre.
Familja ishte e detyruar që të arratisej por vajza e tyre mbeti në mes të përleshjes së armatosur në Nawa. Ndërkohë, prindërit besonin se vajza ishte gjallë me pjesën tjetër të familjes që mbeti në qytet.
Ata u strehuan në një fshat aty pranë dhe pasi gjërat u qetësuan, nisën udhëtimin për gjetjen e vogëlushes së tyre, pasi ishin të vetëdijshëm që ajo ishte gjallë, por nuk morën asnjë lajm për vendndodhjen e saj.
Pas disa ditësh, ata morën edhe lajmin shokues. Vajza nuk ishte me pjesën tjetër të familjes. Ajo shpëtuar nga një mikeshë e familjes, e cila edhe ishte kujdesur për Amal. Falë ndërhyrjes dhe angazhimit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, prindërit e gjetën vajzën e zhdukur.
Bashkim u zhvillua në Qipro pas dy vjetësh, ku burri dhe gruaja ishin strehuar së bashku me dy vajzat tjera, ku më e madhja ishte e paralizuar dhe me vajzën e vogël 18-muajshe.
