Hyri në fyqi, më 29 mars, ligji mbi sigurinë ushtarake në Japoni, i kërkuar fuqishëm nga kryesministri Shinzo Abe dhe miratuar në shtator mes kontestimeve, në parlament dhe në rrugë.
Për herë të parë nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, përveç mundësisë së një agresioni të drejtpërdrejtë ndaj Japonisë, forcat mbrojtëse do të autorizohen të ndërhyjnë edhe jashtë vendit në rast të një sulmi ndaj SHBA-së ose të vendeve të tjera aleate, nëse ky sulm përbën një kërcënim për Japoninë.
Në përpjekjen për të bindur opinionin publik, Abe citoi nevojën për t’u përshtatur ndaj ndryshimeve të skenareve gjeopolitike, duke theksuar se synimi kryesor i qeverisë së tij është ai i garantimit të sigurisë së qytetarëve japonezë dhe të përforcojë aleancën me SHBA-në.

Cdo gje behet me qellime te mbrapshta. Bota po shkon drejt kolonializimit me force.