Hidhet tritol artizanal në banesën e një 36 vjeçari në Krujë

redaktor

Një person i paindetifikuar ka hedhur një sasi lënde plasëse e llojit artizanal, në afërsi të banesës së shtetasit Roland Tema, 36 vjeç në fshatin Greps, Krujë.

Ka qenë ora 01 e 56 minuta kur ka ndodhur ngjarja. Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, ku është thyer një xham i mjetit tip Fuoristradë ML, me targa AA 510 CB, në pronësi të shtetasit Tema, i parkuar në afërsi të banesës.

Roland Tema është person me preçedentë penalë të mëparshëm. Efektivat e Policisë, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *