Nënkryetari i Grupit parlamentar të PS Taulant Balla akuzon PD-në se po krijon mburojë politike për deputetin Gent Strazimiri, i cili dje në protestën tek Liqeni Artificial u fotografua me një pistolet në brez.
Balla i kërkon Partisë Demokratike të përjashtojë Strazimirin dhe ti bashkangjitet zërit për ti kërkuar prokurorisë arrestimin e këtij deputeti.
“Qëndrimi në këto 24 orë i PD-së është turp për ta dhe për lidershipin e tyre. I gjithë opinion publik po asiston në një dëshmi të qartë se PD është e zhytur në një situatë të mashtrimit publik. Përfaqësuesit e PD-së po dalin në media të na thonë se nuk kishte armë por kthef celulari, apo Basha që thotë se ka kontakutar në telefon me Strazimirin dhe ai i ka mohuar të ketë pasur armë. PS në raste të ngjashme ka vendosur standard të lartë të distancimit nga cdo përfaqësues i saj i gjendur në hetim nga institucionet. Prej momentit të parë kemi bërë përjashtimin publik, madje i kemi tërhequr mandatin. Për 24 orë PD jo vetëm nuk po respekton këtë standard por i ofron një mburojë politike një deputeti të akuzuar për dy vepra penale, armëmbajtje pa leje dhe armëmbajtje në kushtet e një proteste që është tërësisht e ndaluar nga ligji. Prokurori i Përgjithshëm në mënyrë urgjente ti përgjigjet kërkesës së policisë për fillimin e procedimit penal dhe mbledhjen e Kuvendit në mënyrë urgjente për ti lënë drejtësisë të bëjë punëm e vet, lejimin e arrestimit të deputetit. Drejtësia të bëjë punën e vet. Deputeti Strazimiri e pranoi vetë se kishte pistoletë. PD të vërtetojë se kërkon zbatimin e dekriminalizimit. Prokuroria të vihet në lëvizje për kërkesën e policisë ndaj Strazimirit. Është rasti që PD të tregojë se procesin e dekriminalizimit e ka seriozisht. Të tregojë se është pro këtij procesi duke i hequr mburojën politike Strazimirit, duke e përjashtuar nga PD dhe duke iu bashkangjitur zërit tonë për ti kërkuar prokurorisë arrestimin e këtij deputeti” thuhet në deklaratën e deputetit socialist.
Ndërkohë partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës, për drejtorin e Policisë për dhunën e ushtruar gjatë protestës të Parku I Liqenit.

Tao Tao me cfare ligji do ta procedoni Strazimirin? Tahiri ka bere nje sallate ligjore te papare. Helbete keshtu eshte kur edhe nuk je i zoti edhe kerkon te japesh mend.
http://sot.com.al/aktualitet/vendimi-i-kushtetueses-p%C3%ABr-arm%C3%ABmbajtjen-pa-leje-gjykatat-pezullojn%C3%AB-gjyqet
PISTOLETA E STRAZIMIRIT TE PARKU I LIQENIT DHE KOKAINA E TAULANTIT NE XIBRAKE
Kush rendon me shume ne KANDARIN enverist Rilindjes Socialiste,
sepse:
Thirrjet per arrestime komuniste te Taulantit te Edvinit symprehte per te pare dhe shikuar nje patllake ne breket e Strazimirit, ne nje kohe qe nuk i pa fare dhe nuk i degjoi aspak BOSAT e kokaines ne Xibrake te Librazhdit, qe kishin ngritur Laboratorin me te madh te droges ne Ballkan, brenda ne shtepine e Taulant Balles, pra keto thirrje te Taulant deputetit te Edvinit te krijon pershtypjen e demagogjise se Enver Hoxhes, qe sapo i shfaqej ne horizont ndonje kundershtar politik therriste nga karrikja:
ARRESTOJENI KETE ARMIK!
njashtu sic po ben tani Taulant Miku i Ermal Hoxhes, BOSIT te Kokaines Socialiste te Rilindjes Enveriste.
prandaj:
Ka mbetur pa pergjigje pyetja thelbesore:
MIRE STRAZIMIRIN E SALIUT TA ARRESTOJE POLICIA PO TAULANTIN E KOKAINES HOXHISTE KUSH DO TA ARRESTOJE?