Parlamenti i Belgjikës ndërmerr masa shtesë sigurie

Elton Tafaruci

Parlamenti Federal i Belgjikës ka ndërmarrë masa shtesë të sigurisë, por e ka mbajtur nivelin e kërcënimeve në shkallën e tretë, nga katër shkallë gjithsej.

Deklarata është bërë nga një zëdhënëse, duke mohuar raportet se është rritur niveli i sigurisë për këtë institucion.

“Neve na është thënë të ndërmarrim masa shtesë të sigurisë, si nën tokë ashtu edhe mbi tokë”, ka thënë një zëdhënëse, duke shtuar se Parlamenti ka mbajtur nivelin e kërcënimeve në shkallën e tretë.

Belgjika e ka ulur nivelin e vigjilencës për gjithë vendin në shkallën e tretë, javën e kaluar, pas një serie të arrestimeve të të dyshuarve, pas sulmeve të 22 marsit në Bruksel.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *