Pako të dyshimta në Capitol Hill vënë në alarm policinë amerikane

Elton Tafaruci

Dy pako të dyshimta janë parë mëngjesin e sotëm pranë Capitol Hill, selia e Kongresit në Uashington, SHBA, çka vunë në alarm policinë amerikane.

Pakot e dyshimta janë, njëra në pjesën perëndimore të rrugës atje, ndërsa tjetra pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan.

Kalimi në zonë është mbyllur për vizitorët, që nga Biblioteka e deri tek Gjykata Supreme, sipas Reuters. Sipas agjencisë, njëra nga pakot e dyshimta nuk ka pasur lëndë eksplozive brenda, ndërsa po punohet për të çaktivizuar pakon tjetër.

Megjithëse nuk është e qartë nëse pakoja ka në brendësi ndonjë bombë ose material shpërthyes, një dëshmitar i tha agjencisë Reuters se njësitë antieksploziv të policisë ndodhen në zonë.

Një ditë më parë, një burrë u qëllua me armë nga policia dhe mbeti i plagosur, pasi kishte armë me vete pranë qendrës së vizitorëve. Masat ekstra të sigurisë vijnë pas sulmeve në Bruksel javën e shkuar ku humbën jetën 35 persona.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *