Ne jemi të vetëdijshëm për rrezikun e deportimit, por kur dhe si do të kryhet, mbetet ende mister, shprehet fjalëpak, shtetasi afgan Toufik, cili përmbledh kështu fluksin e vazhdueshëm të migrantëve në Greqi pas miratimit të marrëveshjes BE-Turqi për frenimin e korridorit migrator në Egje’.
Ky ish-punonjës i agjencisë së ndihmës humanitare amerikane USAID në Afganistan flet pas telave me gjemba, në kampin e migrantëve në Moria, ku po strehohen refugjatë dhe migrantë të mbërritur në ishullin Lesbos prej hyrjes në fuqi të marrëveshjes, më 20 mars.
Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, përgjegjëse për Menaxhimin dhe Burimet, Heather Higginbottom, u shpreh ndër të tjera se “ne kemi plot pikëpyetje rreth mënyrës së zbatimit të marrëveshjes, por aktualisht situata mbetet ende e paqartë”.
Forca policore, zyrtarë të lartë të qeverisë, shoqata humanitare, të gjithë e pasqyrojnë situatën mjaft kaotike në Lesbos, faza e parë në Evropë e eksodit, i cili i ka zanafillat vitin e kaluar.
Shkak i vendimit evropian për t’u vënë menjëherë në zbatim, dy ditë pas miratimit të tij, ky plan mjaft i koklavitur është kundërshtuar menjëherë në planin e së drejtës për azil.
Më shumë se 1 400 migrantë të mbërritur ditët e fundit mbeten në pritje në kampin Moria, që numëron 2 000 vende akomodimi.
Kontigjenti i ri i migrantëve, më i paktë në numër në krahasim me më parë vijon ende, gati 300 të ardhur vetëm mëngjesin e sotëm në Lesbos, pavarësisht angazhimit të palës turke për frenimin e nisjeve nga brigjet e saj dhe dislokimin e NATO-s midis dy vendeve.
