Ja si vidhet benzi ne zonën e 21-Dhjetorit (Video)

Elton Tafaruci

Hajdutët sa vijnë e shtohen dita-ditës, megjithatë falë kamerave të sigurisë ato arrihet të filmohen.

Rasti i fundit është raportuar pranë redaksisë së Jetaoshqef.al, ku denoncohet vjedhja e një makine tip Mercedes-Benz, vit prodhimi 2009, ngjyrë e bardhë.

Vjedhja është bërë në zonën e 21-Dhjetorit, rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Në video duken pamjet ku hajduti, pasi sigurohet që nuk po e sheh njeri, thyen xhamin e derës dhe vjedh çfarë gjen brenda në makinë, si navigator, çanta etj. Vlera e këtyre të fundit shkon rreth 1.5 milionë lekë, sipas denoncuesit.

Autori nuk është kapur ende, por shpresojmë që kamera e sigurisë të shërbejë për diçka dhe të kapet hajduti.

https://www.youtube.com/watch?v=YXQl8lw8S4Q

 

Share This Article
3 Comments
  • Vjedhin ne bashkepunim me policet e zones. Kur viktima shkon per te bere denoncim, psh ne rajonin nr 1, nuk ua pranojne denoncimet. Rast tipik eshte nje polic me mbiemrin Karaj qe ka mbledh ne zone gjithe hajnat e shpive dhe te makinave. Nuk te merr denoncim se ka hallin e i rriten ngjarjet e pazbuluara.

  • Kenka Benz i kohes se NUHIT.
    Po nuk ka sistem alarmit qe ti derdellijne veshet hajdutit e te ikin ku syte kembet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *