Terroristët Paris-Bruksel me karta telefonike kroate e shqiptare?!

Dita

Në një raport konfidencial të policisë franceze dhe shërbimeve sekrete, të publikuar nga Newsweek në gjuhën serbe, thuhet se kamikazi Abdeslam Ibrahim dhe terroristë të tjerë përdornin sim-karta telefonike të Shqipërisë e Kroacisë.

Në dokumentet e shërbimit të inteligjencës franceze thuhet se terroristët kanë pasur dy telefona “Samsung”, dhe në njërin prej tyre kishte kartë telefoni të Shqipërisë e në tjetrën të Kroacisë, transmeton Klankosova.

Nuk dihet ende ku dhe si janë blerë kartat telefonike. Po ashtu raporti tregon dhe për korrespondencat e policisë franceze me “Samsung” dhe “Google”.

Nga dokumentet, po ashtu është mësuar se Hasna Ait Bulacen, një i afërm i njërit prej terroristëve të cilët vdiqën gjatë sulmit në Saint-Denis afër Parisit, ka folur disa herë me një numër telefoni celular në Kroaci.

Share This Article
6 Comments
    • Si ka mundesi ju te gazetes Dita,qe publikoni keto paçavure lajme serbe? Pse ia nxini imazhin akoma me shume Shqiperise?

  • Hajde Lajme haaajdddeeeee po me holland belgjike spanje gjermani france karta tlf te arabet ke sa te duash..

  • Keto jane lajme propagandistike antishqiptare te Serbise. Ne gjuhen angleze i thone m.t-kau apo demi (bull-shit). Propaganda serbe dhe ruse jane aktivizuar ta paraqesin Shqiperine dhe Kosoven si problematike per komunitetin europian duke perdorur karten e krishterimit per veten e tyre dhe karten e myslimanizmit per vendet shqip-folese. Ata mendojne se keshtu do te avancohet afrimi i tyre me BE-ne. Rusia mbestet plotesisht propaganden serbe, Madje kane krijuar nje mjet te fuqishem propagandistik ne anglisht Russia Today. Kujdes djema me keto lajme. Te pakten mos i perhapni pa verfikim. Edhe nje gazete e jona mund te thote qe burime konfidenciale te hetimit thone qe terroristet perdornin sim-karta serbe dhe ruse. Pse jo!? Ku eshte verifikimi i lajmit?

  • Kishin edhe teme tona te frances edhe belgjikes,po kjo mediave te propagandes serbe ne shqiperi i ka shpetuar?

  • I lutem redaksise Dita e veçanerisht kr/redaktorit te nderuar te saj qe te mos beje punen e tellallit e ca me keq te behet pa dashje lajmetari i skutave te erreta te Serbise duke ndihmuar sadopak ne propaganden e felliqur e dashakeqese te ketij vendi qe kur nuk doli nga aventurat e saj agjenturore ne jeten e saj duke perhapur lloj lloj lajmesh pikerisht per dy arrmiqt e saj ne rajon Kroacine e Shqiperine!Ndaj te jeni me te kujdeseshem ne pubikiin e lajmeve te reme qe vijne enkas nga Beogradi sa here qe jane ne siklet bashkepunetoret e saj !Te mos harrojme asnjehere qe ata jane te gateshem ne ç’do kohe qe ta helmojne kete vend qofte edhe me lajme te tilla e ju ma merr mendja qe nuk jeni katandisur aq keq qe te mbani vehten ne kembe me te tilla broçkulla ku Serbia gjen shesh e kerkon te beje pershesh ne kete Europe tashme te cfilitur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *