Gjermania mundi Italinë pas 21 vitesh, në një ndeshje të zotëruar tërësisht.
Miqësorja e zhvilluar në Mynih u mbyll me rezultatin 4 – 1 dhe skuadra e Conte shpëtoi nga një humbje më e thellë falë portierit Buffon, më i miri në fushë për italianët.
Portugalia fitoi 2 – 1 me Belgjikën në Leira. Takimi parashikuar të luhej në Bruksel ndryshoi vendin e zhvillimit për shkak të rrezikut pas sulmeve terroriste.
Një tjetër humbje kësaj here në shtëpi për Zvicrën, kundërshtaren e parë të Shqipërisë në finalet e Euro 2016.
Bosnja fitoi me rezultatin 2 – 0 përballjen e luajtur në Zyrih.
Fitore për Francën, tjetër rivale e Shqipërisë në Europian. Skuadra e Deschamps mundi Rusinë me rezultatin 4 – 2 në Paris.
Hollanda u largua me suksesin 2 – 1 nga fusha e Anglisë.

Akoma, gazetaria shqiptare eshte debile…asnje artikull ose koment per fitoren a Kombetares tone kundra Luksemburgut… Gjithshka per cdo lajm tjeter, perfshire fitoren e Gjermanise…