Arrestohet polici në Sarandë, lejoi një vjedhje

Elton Tafaruci

Një punonjës i komisariatit të Sarandës është arrestuar sepse lejonte vjedhjen e pjesëve të ndryshme të makinave në një pikë të bllokimit ku ishte në shërbim.

Engjëll Kreku 48 vjeç, me detyrë trup shërbimi në pikën e bllokimit të auromjeteve në Ksamil, u arrestua në flagrancë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankensat, sepse ai ka lejuar teksa ishte në shërbim, dy persona të vidhnin pjesë të mjeteve, që ndodheshin të bllokuar nga policia në këtë pikë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *