Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E nderuar gazeta Dita! Lexova me vëmendje përgjigjen që z. Kopliku i jep në distancë z. Haxhia. E përshkruan bukur të qenit qytetar Durrësi. I kujton z.Haxhia që ka qenë krye ing. në URT. I kujton e ç’nuk i kujton. Por lë pa kujtuar telegramin që Enver Hoxha, pra udhëheqja e lartë e partisë ku bënte pjesë ai, i kishte çuar për vdekjen e babait e ky kërkoi të futej në dosjen e tij personale. Që biografia e tij të mbetet e pastër në parti. La pa i kujtuar sa policë e ruanin atë në pallatin ku banonte, ndërtim i tij ngjitur me atë të URT-së. La pa kujtuar dhe restorantin e tij të ndërtuar në kohën e tij në pushtet në mes të lulishtes në hyrje të qytetit të Durrësit. Ka lënë dhe të tjera që atij nuk i kujtohen, por i kujtohen banorëve të qytetit të Durrësit. Një pensionist nga Durrësi, Leo Kuli.
