E nisi madhërisht në 91-ishin e largët. Por jo për meritë të vetën se sa për ëndrrën e kahershme europiane të shqiptarëve. Në krye një personazh që qe i zoti të ndërronte oborrin. Nga blloku në anti të tërbuar. Pragmatizmi është filozofi e pranuar, por brenda saj duhet të jetë dozë morali. Kjo e fundit i mungon totalisht dogut të dy oborreve. Si parti e djathtë në teori duhet të zbatonte si të parin ligj kapitalist prioritetin e pronës private. I vuri më keq se më parë kazmën duke filluar shkatërrimin e pushtimin e dytë të saj pas 46-s. E këtu krijoi edhe ithtarët e vet. Ama Shqipërisë i kushtoi shtrenjtë anarkia e kundër ligji që mbolli 3000 të vrarë vetëm në 97-n. Me mijëra e mijëra dosje të mbetura në sirtarë gjykatash të korruptuara deri në kockë. Mbivendosje korruptive në hipoteka të pushtuara nga mafia në pushtet. Tiranën e ktheu në një fshat të ndyrë pa Lanë, pa park e pa shesh. Kjo e shumë të tjera ishin pjesë e tragjedisë të këtij lidershipi skandaloz e pa më të voglin princip.
Po sot? Katandisja e shpërfytyrimi që i bëri ky monstër në emër të babëzisë e paranojës së tij për pushtet e protagonizëm e ktheu këtë parti jo pa vlera në një parti pa asnjë vizion e pothuaj qesharake. Këtu fillon komedia. Na çohet Strazimir trimi e me pistoletë në brez kërkon rrëzimin e qeverisë. Në fakt sipas ekspertizës së përfaqësuesit të ish-partisë, qe këllëf celulari. Sipas filozofisë së z. Berisha i bie të jetë celular-pistoletë.
Është fare e qartë për cilindo që ka të paktën një sy degradimi i parikuperueshëm i një formacioni partiak. E më tragjikomikja është që telat e gardheve i heq në emër të qytetarëve të Tiranës. E ajo ka një milion banorë e jo 100 veta që mblidhen për të “rrëzuar” qeveri e gardhe! Për mendimin tim ajo duhet të pagëzohet si grupim i specializuar në përbaltosje e vendosje shkopinjsh në rrotat e çdo orvatje për të përmirësuar diçka e për të vendosur një farë shteti ligjor. Profeti
Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
