Manjani: Çdo zyrtar i korruptuar do të ndëshkohet

Elton Tafaruci

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka vlerësuar punën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke folur në analizën e punës së këtij institucioni për vitin 2015.

Duke iu referuar diskutimit për reformën në drejtësi që sipas draftit parashikohet shkrirja e kësaj gjykate, Manjani theksoi se Gjykata e Krimeve të Rënda është krijuar në trazirat e vitit 1997, kur vendi ishte në luftë civile.

Ai shtoi se falë punës së këtyre gjyqtarëve që kanë futur në burg banda të rrezikshme kriminale, tashmë janë të detyruar të lëvizin me truproja.

Gjithashtu Manjani ka lëshuar një seri mesazhesh të forta në drejtim të zyrtarëve që përfshihen në afera korruptive, ndërsa ka paralajmëruar se ata do të ndëshkohen.

Ministri i Drejtësisë theksoi se shqetësim mbetet moszbatimi i vendimeve, ndërsa solli në vëmendje lirimin e Domart Konjarit.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *