Mbrojtësi i Mançester Sitit Martin Demikelis akuzohet nga Federata angleze si i përfshirë në vënie bastesh gjatë sezonit 2015-2016.
“Dyshohet se lojtari ka shkelur 12 herë rregullat e Federatës angleze të Futbollit, nga periudha 22 janar deri në 28 janar”, thuhet në deklaratën e federatës.
Mendohet se qendërmbrojtësi ka vënë baste në disa ndeshje jashtë Premier Ligës. Lojtarët e kampionatit anglez lejoheshin dikur të vinin baste në kompeticione ku ata nuk merrnin pjesë, por me rregullat e reja edhe ky veprim ndëshkohet.
Mbrojtësi argjentinas, i cili është kritikuar për performancat e tij me “Qytetarët” këtë sezon.
