Liderët nga Shqipëria të ftuar në ceremoninë e betimit të Thaçit

Dita

Më 8 prill, kur Hashim Thaçi betohet si President i ri i Kosovës, gjithcka do të duket sa më madhështore, ku nuk do të mungojnë as të ftuarit nga Shqipëria.

Bamir Topi, Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu, janë ish-presidentët e shtetit shqiptar, që Hashim Thaçi i ka ftuar në ceremoninë e tij të betimit. Po ashtu edhe të gjithë kryeministrat, Edi Rama, Sali Berisha, Aleksander Meksi, Pandeli Majko dhe Fatos Nano.

Thaçi ka ftuar edhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, dhe paraardhësit e tij që në të kaluarën drejtuan parlamentin shqiptar.

Nuk do të mungojnë as drejtuesit e Partive shqiptare, dhe shefat e të gjitha grupeve të tyre parlamentare.

Ftesë ka marrë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai i Vlorës Dritan Leli, Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë dhe Rektori i Universitetit të Tiranës.

Thaçi nuk ka harruar as kreun e federatës shqiptare të futbollit, Armando Duka, raporton Express.

Mes shumë mysafireve të ftuar nga Shqipëria janë edhe pronarët dhe analistët e mediave më të mëdha.

Ata priten të jenë me 8 Prill në Kosovë, për të qenë pjesë e ceremonisë së betimit të Hashim Thaçit President, që ai e ka paraparë ta organizojnë në sheshin kryesor të Prishtinës, “Skenderbeu”.

Por ende nuk bëhet e ditur se cilët do të jenë të ftuarit nga Maqedonia.

Ceremonia parashikohet të nisë në ora 11:00, një ditë pasi që presidenti i ri i vendit ta japë betimin përpara deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *