Ne lidhje me skandalin e pergjimit Mehmeti-Xhaferi, te cilin Ermira Mehmeti e denoncoi per dritare.net, duke e quajtur montazh dhe shantazh, ka reaguar edhe publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, i cili me nje gjuhe te forte eshte shprehur per dritare.net se “sulmuesit dhe mbrojtesit ne kete superdebat qe ka mberthyer opinionin mbareshqiptar, me shume se e sqarojne, i prishin pune çeshtjes shqiptare.
Ja çfare thote ai per dritare.net:
“Të gjithë mendjehapurve dhe mendjendriturave të civilizuara, që mbrojnë të drejtat e femrave shqiptare duhet thënë: zonja dhe zotërinj, ne nuk merremi me të drejtën e çdo burri dhe gruaje, që të shkojë në krevatin që e pëlqen dhe e as me mënyrën si i manifestojnë kënaqësitë që ndjejnë; madje mund të jetë se ne s’jemi me asgjë më të mirë se ata që i kritikojmë, por ne nuk e kemi në duar fatin e popullit dhe andaj kemi të drejtë të shpalosim fytyrën e vërtet të atyre që vendosin për të ardhmen e fëmijëve tanë, fytyrën e atyre që janë lehtë të shantazhueshëm dhe të pafytyrë, të atyre që gjithë neve na çuan në shtretërit e policisë maqedonase dhe të VMRO-DPMNE-së! Andaj mos u ngutni në përcaktimin e modelit të femrës shqiptare në Maqedoni dhe na lejoni që edhe ne të prapambeturit dhe ‘islamistët’, ta shfrytëzojmë të drejtën tonë dhe t’u themi bijave tona se nuk është vlerë civilizuese të ndërtosh karrierë nëpërmjet krevatit si dhe, të jenë të kujdesshme kur anëtarësohen në ‘maço’ partitë tona, ngaqë shpeshherë, drejtuesit e tyre nuk të përkrahin pse je e mençur apo e aftë, por pse duan t’ua zbukurosh ditën dhe natën!” /dritare.net

Respekte Z. Kim Mehmeti! Plotesisht dakord!
Me sakte nuk behet.Ne listat zgjedhore te partive shqiptare futen lloj lloj “E mira” dhe Brizeida.Perfaqesuesit e vertete te mendimit politik shqiptar;ata qe e kane care rrugen e lirise me vepren e tyre si prof.Rexhep Qosja.Kim Mehmeti.prof.Pellumb Xhufi mbeten jashte vendimmarrjes.Krahasuar edhe me 100 vjet me pare niveli i perfaqesuesve te shqiptareve eshte beterr .Shihni fotot e kongresit te Manastirit,apo te parlamenteve shqiptare pas 1920!Te mendosh se ata ishin perfaqesues te nje shoqerie 90% analfabete.Sot shefat e partive vendimmarrese ne hapesiren shqiptare o duhet te ligjerojne haremet sulltanore prane partive dhe prostitutat mos na i sjellin ne qeveri,o te shkrihen partite dhe populli te votoje individualisht perfaqesuesit e vet.
Domethene ti sje me i mire se Milloshevici apo Arkani etj ????
Ka ardhur koha te ndajme shapin nga sheqeri sepse jane “udheheqesit” shqiptare qe na kane lane ne vend numuro apo na kane cuar mbrapa ne cdo drejtim.
Duam njerez te mire qe punojne per popullin nuk duam njerez qe harxhojne kohe me bordello apo lojra. Apo kane gjera te fsheta per tu shantazhuar lehte nga kushdo.
Duam njerez si Albini qe jane te paster dhe te pashantazhueshem …. boll me ne vend numuro …. boll me genjeshtra e manipulime duke na treguar se si duhet te veprojme dhe si duhet te ndjehemi kur palacove u dalin te palarat …. boll me
pak e sakte! bravo Kim se keta politikanet tane dhe disa anal-iste te tyre po na e imponojne Moralin e tyre si standart kombetare. legenat duhet me i thirr ne emer kur nxjerrin veten zbulut.
Respekte Kim Mehmeti.
Nje koment i qarte qe i permbledh te gjitha. Te falenderoj.