Kreu i maxhorancës Edi Rama në një letër publike drejtuar kundërshtarit të tij opozitar, Lulzim Basha formalizon kërkesën e një dite më parë, për një forum mes maxhorancës dhe opozitës, pa praninë e ndërkombëtarëve.
Duke theksuar se një takim i tillë nuk do të ndërhynte në marrëdhëniet aktuale politike, apo në komisionet e rëndësishme, Rama thotë se do të jetë një mekanizëm më shumë në komunikimin mes palëve politike.
“Në këndvështrimin tonë, ky forum i përbashkët, nuk do të zëvendësojë apo paralelizojë asnjë instancë tjetër të komunikimit institucional, të përhershëm apo të përkohshëm, mes koalicionit qeverisës dhe opozitës.
Ky, sipas nesh, do të ishte, natyrisht nëse edhe ju do të keni të njëjtin vullnet si edhe ne për të diskutuar hapur, sy më sy, sipas axhendave e modaliteteve të dakordësuara plotësisht, një mekanizëm më shumë në komunikimin e nevojshëm mes palëve politike në Shqipëri.
Le të provojmë t’u japim qofte njerëzve tanë e qoftë partnerëve të këtij vendi provën e një vullneti të përbashkët për t’i dhënë mosdakordësisë politike mes palëve, një përmasë kaq të munguar civilizimi”, shkruan Rama.
Duke i kërkuar z. Basha të shprehë vullnetin e tij nëse është dakord për një forum të tillë, Rama i lë mundësinë edhe të propozimit të formatit dhe mënyrës së funksionimit të këtij forumi. “Ne jemi gati, po ju a jeni gati?”, mbyll z. Rama letrën e tij.


FILLOHET ME SHKRONJE TE MADHE Nepermjet
Saliu qe dakort per takimin.Besoi Luli do zbatoi urdherin por me ca kushte:1.Qe dorezoi pushtetin menjehere 2.Qe te sajoi largimin e 19 deputeteve nga kuvendi 3.Qe te mos flitet me per 21 janarin,Gerdecin,rr. e komnir,detin etj 4.Reformat te behen nese i miraton PD 5.Te falet astrazimiri per kellefin e celularit..
O zoti Rama ! Te pergezojme per inisiativen.Bashkepunimi per interesa te medha te vendit,bashkepunimidhe dakordesia midis pozites e opozites eshte i domozdoshem POR ne rastin konkret te shohim si do te reagoje jo Basha,te cilit ju i drejtoheni POR “mjeshti i madh ” nga Vicitoli.
Keta jane te gjithe SOCIOPATE,o Albania peopleeee