Nga Artan Gaçi
Kam pasur edhe une nje eksperience si kjo qe po ndodh me parkun e lojrave. E njejta situate, e njejta turme, proteste e PD, nisen protestuesit nga i njejti vend dhe pastaj ndahen, disa per funeral, disa per grusht shteti me kallash e arme, e nje pjese e madhe per te shkaterruar e grabitur qytetin.. Atehere ishte data 14 shtator 1998.
Aktiviteti im ndodhej ne bulevardin Zogu i Pare e si shume te tjere u sulmua nga hordhia e barbareve qe nuk lane gje pa thyer e pa vjedhur. Shkul vetrata, shkul tenda, shkul parket, vidh gjithcka brenda, shkul priza e tela nga muret, qello me automatik etj etj.. Per cerek ore arriten te hiqnin edhe suvane e dolen tek hekuri i soletave. Sikur mos mjaftonte, ne ikje i vune edhe zjarrin.
Gjate muajve ne vazhdim protestat e PD-se vazhduan ne menyre te shpeshte nderkohe Tirana ishte me e frikesuar se kurre. Cdo dyqan, cdo bar, cdo njesi tregtare, cdo kafe, cdo gje qe ndodhej ne lartesine e syrit e te duarve te mitingasheve e barbareve u vesh me qepena.
Nuk mjaftonte shemtimi qe i erdhi Tiranes nga 97a, por u shumefishua me qepenizimin per shkak te protestave te PDse, duke u kthyer ne nje qytet te erret llamarinash, me qepena te vendosur ne shumice mbrapsh nga shpejtesia e frika.
Gjate protestave nuk funksiononte asnje institucion. Madje edhe policia rrinte ne gadishmeri, por e mbyllur neper komisariate. Cdo gje ishte ne meshire te mitingasheve.
Varej nga instikti i tyre nese do ngacmonin ndonje femer, nese do thyenin ndonje peme, do grabisnin ndonje makine, apo do bastisnin ndonje dyqan. Qyteti ishte ne meshire te fatit.
Te nesermen e mitingjeve, sikur s’kishte ndodhur asgje shteti funksiononte me qytetaret. Dilte policia, vinin tatimet, funksiononin institucionet etj etj.
Per qytetaret e per te gjithe njerezit e ndershem te ketij vendi, ligji ka funksionuar e nuk ka bere tolerim as ne ditet me te keqija. Nderkohe qe per nje kategori tjeter, per barbaret, hajdutet e shkaterruesit qe grabisnin qytetin ne cdo proteste te PD, ligji nuk funksiononte asnjehere.
Shteti i toleroi mitingashet e asaj kohe, a nga frika a nga paaftesia nuk di ta them. Por rezultati ishte qe ajo turme e dhunshme, shkaterroi, dhunoi e mbajti peng qytetin derisa erdhi ne pushtet.
Sigurisht me te dhunshmit ishin me te shperblyerit e PD-se, tanime ne pushtet.
Mjafton ti ktheheni ndonje foto te atyre qe rrinin mbi tank me kallash ne dore per te kuptuar se jane te njejtet qe me pas u bene drejtore e sipermarres te rendesishem, deri edhe pronare te zonave me te shtrenjta te Tiranes.
Te njejtet,pas ardhjes ne pushtet njelloj te armatosur vazhdonin t’a dhunonin shtetin per se brendshmi.
Ngjarjet e palo protestave te fundit per mua jane nje film i vjeter qe titullohet “Na erdhen barbaret”.
Diten e diele pashe serine e rradhes te ketij filmi qe ka kohe qe po na rishfaqet me shkaterrimin e bunkerit, te hyrjes se kryeministrise, dhunimin e bashkise e se fundmi te parkut te lojrave.
Njesoj si 15 vjet me pare, gjate ketyre protestave ne bulevardin Deshmoret e Kombit, simboli i qytetarise e civilizimit, u shfaqen ne parakalim si triumfatore nje hordhi vandalesh qe terhiqnin zvarre trofete, zgara, hunj e pjese eskavatoresh, duke dhunuar edhe fizikisht qytetare qe rastesisht u ndeshen me ta.
Kete te hene, nen shembullin e ketyre vandaleve, edhe elita e Partise Demokratike, nxitoi te merrnin meritat e protestave te dhunshme tek parku i femijeve.
Deputeti i Kukesit, deputeti i Shishtavecit, deputeti i Kamzes, deputeti i Devollit, nje deputet nga Vlora, dhe dy deputete nga rrethinat e Durresit, njeri syresh veshur si kolonizator, me kobure ne brez e me nje cante krah-qaf mbushur me karikatore rezerve, u vune ne krye te nje cete per te stisur nje ngjarje pa ngjarje, te nje kauze pa kauze, me nje arrogance e prepotence qe sa me shume shtohej aq me qesharake beheshin ne syte e qytetareve.
Ne paranteze, dua te falenderoj gjithe qytetartet e Tiranes qe ndiqnin indiferente e me sarkazem kete ngjarje groteske. Si kunder kam edhe nje falenderim te sinqerte per te gjithe deputetet e PD-se te qarkut te Tiranes qe e bojkotuan masivisht kete palacollek. Me vjen mire qe qytetaria e ketyre prevaloi mbi kauzen qesharake te kryetarit e te atyre te tjereve.
Ne kete film e kami pare dhe e dime si perfundon dhe prandaj nuk do sillemi si 15 vjet me pare e nuk do t’i tolerojme keta qe te vazhdojne perhere e me agresive nen shembullin e pasurimit te te pareve te tyre me dhune e me force.
Ne kemi marre persiper te bejme shtet duke vendosur barazine ndaj ligjit si parimin kryesor nga ai qe s”paguan energjine elektrike, tek ata qe s’paguajne taksa, deri tek ata qe ndezin nje cigare neper bare.
Por do te jemi me te rrepte me forcen e ligjit e tolerance zero ndaj gjithe atyre qe kane shperfillur cdo ligj ne kete vend, duke dhunuar e vandalizuar pronen publike e private, qofshin keta nen mburojen e partise demokratike.
Per te qene te drejte me qytetaret, nuk do te jemi tolerant me abuzuesit.
Nuk ka qytater te Tiranes e te Shqiperise qe mendon se deputetit te Kukesit a kolonizatorit me kobure ju pre barku per parkun e femijeve te Tiranes. Nuk do shume mend te kuptosh qe ata po provokojne incidente te qellimshme per te fshehur te vertetat e medha.
Dy jane te vertetat e medha. E para, sa me shume kantiere e pune publike hapen ne Tirane, aq me shume zhvleresohet ish- kryebashkiaku, kryetar i PD-se e aq me aktuale behet reklama me gerhima tek qytetaret e Shqiperise edhe per fushaten e 2017-es.
E verteta tjeter e madhe eshte frika e atyre qe nuk ishin ne proteste. Frika e ish pushtetareve te medhenj, frika e ish grabitesve e abuzuesve te medhenj te ketij vendi, qe nuk i ze gjumi naten, nga prognoza e reformes ne drejtesi, reforme te cilen nuk e do vetem cdo qytetar i ketij vendi, por e do edhe pjesa e me e madhe e PD-isteve te cilet mezi presin te heqin qafe ish udheqesit e tyre te dale boje, ata qe moren peng vendin per 8 vjet me rradhe e qe mbajne peng sot Partine Demokratike.
E dime ne se i kemi degjuar neper biseda, por e dine edhe drejtuesit e partise demokratike te cilet po sajojne lloj lloj preteksesh per te mbajtur te vetet ne bojkot, larg parlamentit. Vota masive per reformen, eshte vote per shtetin e se drejtes duke filluar nga denimi i te paprekshmeve.
Kjo reforme, me bojkote pa bojkote, me zgjedhje pa zgjedhje, me referendum pa referendum, do te votohet, duan apo sduan keta, e shume shpejt te gjithe do i shohim rezultatet.
Ne fund kam nje lajm te mire per te friksuarit e medhenj te partise demokratike. Burgu 313 qe po rikostruktohet e po vjen ne nje standard shume me njerezor, dhe eshte drejt perfundimit.
Shpresoj qe ky lajm t’ju ngushelloje sado pak.

Nje BRAVO te madhe , Artan !