Ekskluzive – Të fshehtat e 2 Prillit

anazapta

Nëse në ditët e rrëmujshme kur zhvillohej gjyqi ndaj të akuzuarve për vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër, emri i tij ishte një prej të pestëve që u dënuan, shumë vite më vonë libri “Kush vrau në 2 prill” dhe disa intervista në DITA do ta bënin të njohur Gjek Çelajn.

Për ngjarjen ku u vranë katër protestues dhe u plagosën 20 policë është folur shumë. Dhe sa më shumë është diskutuar, aq më tepër janë shtuar dyshimet për një episod me prapaskena të errëta.

Ish zv.drejtori i Policisë së Shkodrës, Gjek Çelaj, sot me azil politik në Kanada, këtë rradhë flet në një intervistë me këndvështrim disi të veçantë. Është mbushur çerek shekulli nga një gjakderdhje për të cilën zyrtarisht pati 5 të dënuar, por me një proces gjyqësor tërësisht kaotik e të joprofesional. Për më shumë, politikisht të motivuar e të ndikuar.

Ishte ngjarja që do “shkrepte këmbëzën” e kërkimit të zgjedhjeve të reja nga Partia Demokratike në opozitë, edhe pse kjo sapo kishte humbur zgjedhjet e para pluraliste shqiptare pas 1990-s, me rezultate të pranuara nga ajo vetë, dhe padyshim edhe nga ndërkombëtarët.1

Por ka patur edhe viktima të tjera, thotë Gjek Çelaj, paçka se jo kaq të publicizuara.

Cilat janë tre “të vërtetat” e 2 prillit. A kanë patur gisht shërbimet e huaja në të. Pse për rigjykimin e saj, gjasat janë minimale dhe a ka një pakt të heshtur ndërpolitik për 2 prillin.

Më poshtë intervista e Çelajt me zv.kryeredaktorin Alqi Koçiko, botuar sot në DITA: 

-Zoti Çelaj, po bëhen 25 vjet nga ngjarjet e 2 prillit 1991 në Shkodër. Mund të thuhet se ky çerek shekulli pluralizëm politik është “pagëzuar” me gjakun e katër të vrarëve. Megjithëse është bërë një gjyq dhe janë dhënë disa dënime, mes të cilëve edhe ndaj jush, e vërteta zyrtare nuk ka dalë. A do të ndodhë ndonjëherë?

Megjithëse fjala “pagëzoj” ka disa kuptime, për hir të së vërtetës, më duhet të them se përpara ngjarjes së 2 prillit, në të njëjtën periudhë, ka pasur edhe ngjarje të tjera tragjike ku kanë humbur jetën shtetas shqiptarë të pafajshëm. Nuk e kam fjalën për vdekje aksidentale dhe as vrasje ordinere, por për raste ku krijimi i skenave të kaosit shoqëror për të arritur synime politike ka sjellë tragjedi njerëzore, siç ishte vrasja në turmë e një të riu me mbiemrin Hoxha në Laç ndërkohë që një tufë njerëzish, të yshtur nga politikanët e rinj dhe pafundësisht ambiciozë të Shqipërisë, hakërreheshin se do të sulmonin komisariatin e qytetit. Akoma më tragjike ka qenë humbja e jetës së tre qytetarëve të pafajshëm kur turma horrash të nxitur nga ordinerë të veshur me pardesy politikani, sulmuan dhe tentuan të hynin në territorin e Akademisë Ushtarake në Tiranë me pretekst se do parandalonin zhvendosjen e shtatores së Hoxhës nga oborri i kësaj shkolle drejt sheshit Skënderbej, megjithëse askush s’e kishte ndërmarrë një veprim të tillë.

Sa i përket ngjarjes së 2 prillit 1991, kohë kur unë isha shefi i Policisë së Rendit, më duhet të them se deri tani ka tri “të vërteta”. Njëra është e vërteta e politikës ose, më saktësisht, e atyre që inskenuan ngjarjen e cila pretendon se viktimat e ngjarjes u vranë nga shteti i asaj kohe, me dashje dhe për qëllime politike. Kjo e vërtetë e sajuar është produkt “muzikor” i trumbetave politike që zhurmojnë nën dirigjimin e kriminelëve politikë, por pa u mbështetur në partiturat e fakteve reale dhe ligjore.

Një “e vërtetë” tjetër është ajo që thotë se vrasjet u bënë nga vetë opozita e kohës. Edhe kjo mbështetet në hamendje kafenesh që marrin zë nga sjellje të dyshimta të disa prej drejtuesve të opozitës së asaj kohe.

“E vërteta” e tretë është ajo që konkluduan organet e drejtësisë të komanduar nga sajuesit e “të vërtetës” së parë. Kjo thotë se personat e akuzuar dhe të dënuar, ku bëj pjesë edhe unë, “as kanë vrarë dhe as kanë dëshiruar të vijnë pasojat, por i kanë lejuar ato të ndodhin”.

Këto janë “të vërtetat” e pazarit, por jo e vërteta që iu nevojitet familjeve të viktimave, të dënuarve padrejtësisht për ngjarjen dhe historisë. Kjo e vërtetë nuk është zbardhur ende për shumë shkaqe që, më së shumti janë subjektive sesa objektive. Nëse do ta njohim ndonjëherë këtë të vërtetë dhe kur, kjo është e vështirë të thuhet.

Ish zv.drejtori i Policisë së Shkodrës, Gjek Çelaj

Ish zv.drejtori i Policisë
së Shkodrës, Gjek Çelaj

Ju keni shkruar hollësisht në librin tuaj “Kush vrau në 2 prill”, jo vetëm mbi detajet e ngjarjes siç i keni përjetuar por edhe për atmosferën politike të kohës dhe lidhjen e pashmangshme shkak-pasojë. Pra, kujt i interesonte kjo ngjarje dhe kush përfitonte nga ajo. Se kush e përdori 2 prillin, kjo dihet. Ajo që unë dua t’ju pyes është: A mendoni se kanë pasur gisht edhe shërbime të huaja në përgatitjen e kësaj ngjarjeje?

Në kohën që ndodhi ngjarja, ne nuk dinim pothuajse asgjë rreth atyre që gatuheshin në prapaskenë. Vetë punonjësit e organeve të zbulimit ishin tulatur për shkak të situatës politiko-sociale, ndërsa burimet e informacionit të fshehtë ishin tërhequr, pasi dihet se shumica dërmuese e informatorëve politikë ishin persona që bënin pjesë në familje kundër-regjim.

Në këto kushte, përderisa askush nuk ishte paraqitur si organizator i demonstrimit dhe vetë krerët e opozitës politike në Shkodër na thanë: “Shpërndajini apo bëni çfarë të doni, sepse ata nuk kanë lidhje me ne!”, ne besuam se kishim të bënim thjesht me disa njerëz të pakënaqur që përdornin rrugën për të shfryrë mllefet e tyre, të justifikuara apo jo, por në mënyrë të paligjshme.

Në këto kushte, qyteti dhe rendi ligjor nuk mund të liheshin si peng i disa shtetasve me ndërgjegje të turbulluara, shumica e të cilëve kishin një të kaluar të padenjë për t’i marrë si pjesë e opozitës dhe aq më pak si përfaqësues të saj. Në qytetin dhe rrethin e Shkodrës, qysh nga lejimi i pluralizmit politik, ishin bërë me dhjetëra mitingje dhe protesta me kërkesën e opozitës dhe nuk kishin ndodhur pasoja të rënda as në dhunimin e pasurive shtetërore e private dhe as në lëndimin apo rrezikimin e jetëve njerëzore.

Dy protestat e vetme që u bënë pa kërkesën e opozitës në Shkodër, thënë ndryshe pa organizatorë legalë, ishin ajo e 13 dhjetorit 1990 që u shoqërua me dhunime të rendit, të objekteve social-ekonomike dhe protesta e 2 prillit 1991 që solli pasojat që dihen. Megjithëse organizatorët e tyre qëndruan në prapaskenë, më vonë u vetëzbuluan, sepse filluan të krenohen me rolet që kishin luajtur në organizimin e fshehtë të tyre dhe, sapo opozita e kryesuar nga PD-ja erdhi në pushtet, filloi dekorimet dhe shpërblimet e shumë individëve pjesëmarrës, që hiqeshin si organizatorë. Por, organizatorët e vërtetë ishin të tjerë.

Se kujt i interesonte kjo ngjarje dhe kush përfitoi prej saj, nuk është e nevojshme ta them unë. E ka vërtetuar koha dhe e kanë pohuar vetë përfituesit që janë edhe kontribuuesit kryesorë në krijimin e një artifici të tillë politik, krejt të panevojshëm në aspektin politik kombëtar, mjaft të dëmshëm në aspektin human dhe shumë fitimprurës për një grusht banditësh politikë që, me sjelljet dhe veprimet e tyre të mëvonshme, vërtetuan plotësisht se kanë qenë dhe janë të gatshëm t’i vënë flakën vendit për të arritur synimet e tyre politike, të lidhura ngushtësisht me vjedhjen e pasurive kombëtare.

Sa i përket pyetjes a kanë pasur apo jo dorë shërbimet e huaja në gatimin e asaj ngjarjeje, unë jam plotësisht i bindur se ka qenë një kombinim fatal i interesave të tri palëve: I fqinjëve tanë veriorë që iu interesonte një Shqipëri kaotike dhe e destabilizuar; e “fqinjëve” më të largët që kërkonin të nxirrnin mllefet e shkaktuar nga derëmbyllja që regjimi komunist iu kishte bërë për 45 vjet, dhe i sharlatanëve tanë politikë të kryesuar nga Sali Berisha që donin të merrnin sa më parë pushtetin nën nxitjen dhe mbështetjen e “fqinjëve” të largët dhe të afërt.

Nëse të parët, fshehurazi ose nën maskën e “këshillave” që jepnin nën petkun e diplomatit apo gazetarit të huaj për mosnjohjen e zgjedhjeve, përbënin trurin e incidentit, të fundit, gangsterët shqiptarë të etur për pushtet politik, kanë vepruar në terren duke bërë punën e çirakut që pret të bëhet zotëri. Dhe, s’u duhet ngrënë haku, ia arritën qëllimit.

shesh pas 2 prillitJu flisni për “artific politik”. Çfarë doni të thoni me këtë?

Sipas fjalorëve të huaj fjala “artificë” do të thotë një plan, skemë apo veprim hileqar me të cilin mashtron kundërshtarin, ndërsa në gjuhën tonë bisedimore ka kuptimin e një marifeti që bën dikush për t’ua hedhur të tjerëve dhe për të dalë vetë “burrë i mirë”.

Nuk ka dyshim se ngjarja e 2 prillit ishte një marifet hileqar politik, skema e të cilit ishte dezinjuar nga të huajt dhe vënë në jetë nga palaçot e Shqipërisë me një çmim shumë të lartë për popullin shqiptar dhe me përfitime për skenaristët dhe regjisorët politikë. Pavarësisht çfarë thuhet e pretendohet për 25 vjet, e vërteta është se populli ka qenë viktimë e këtyre “lojërave” të gatuara në prapaskenë dhe njerëzit që janë ndodhur në shesh atë ditë, kanë qenë figurina të pavetëdijshme të “lojës” tragjike.

Një nga ideatorët e skemës në fjalë, që endej në Ballkan nën maskën e diplomatit, është shprehur shumë vite më vonë dhe nga shumë larg Shqipërisë, se “Po të mos organizonim ngjarjen e 2 prillit, komunistët nuk do të largoheshin nga pushteti me vota”. Pra, ata që na jepnin leksione për votimet e lira pluraliste si çelësi i artë i demokracisë, sajonin artifice të tilla politike me pasoja tragjike, pikërisht për ta përdorur ngjarjen si mjet “demokratik” për zhvlerësimin dhe përmbysjen e vullnetit të lirë të popullit.

 

Sipas jush, pse duhej të ndodhte ngjarja e 2 prillit?

Ngjarja e 2 prillit nuk kishte asnjë arsye morale, politike dhe as juridike që të ndodhte. Përfituesit e incidentit në fjalë janë përpjekur vazhdimisht t’ia shesin popullit shqiptar atë ngjarje si “luftë kundër komunizmit”, si “dita kur u përmbys diktatura” dhe përralla të tjera prej shakaxhinjsh që synojnë trushplarjen e njerëzve dhe mbajtjen pas vetes të një ushtrie militantësh pa mend dhe jeniçerësh pasionantë që iu pëlqen të jetojnë me lavdinë e rreme për veprime antidemokratike dhe të paligjshme, të mbuluar me vellon e leckosur të antikomunizmit.

Ngjarja e 2 prillit jo vetëm nuk ishte luftë kundër komunizmit dhe diktaturës, por, përkundrazi, ishte dhunimi flagrant i parimeve bazë të sistemit që sapo kishte nisur jetë, i parimit se pushteti merret me votë dhe se liritë e fjalës dhe të grumbullimit nuk mund të shkojnë deri tek mospërfillja e ligjit për organizimin e tyre dhe aq më pak deri tek dhuna, si ajo që u ushtrua atë ditë. Të pretendosh se po lufton kundër diktaturës vetëm dy ditë pasi ishin zhvilluar zgjedhjet e para të lira pluraliste dhe demokratike, kjo do të thotë ose je injorant, siç ishin shumica e pjesëtarëve të turmës, ose maskarallëku dhe ligësia të kanë përmbytur mendjen dhe shpirtin, siç ishin në fakt organizatorët e ngjarjes.

Opozita politike kryesore e kohës, e udhëhequr nga PD-ja, vetëm 30 minuta pas ngjarjes i mori në mbrojtje dhunuesit e rendit publik dhe, me gojën e Sali Berishës, përcaktoi edhe “fajtorët” e pasojave. Dukej qartë që ngjarja kishte qenë një inskenim i fshehtë për të arritur synime politike. Eksponentë të lartë të PD-së, nën instruksionet e skenaristëve të ngjarjes, nuk ishin të interesuar në organizimin e ndonjë mitingu të autorizuar dhe paqësor, për dy arsye themelore:

E para se nuk mund të dilnin hapur kundër zgjedhjeve të cilat u konsideruan të drejta dhe të lira nga të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe, e dyta, që është edhe më kryesore, sepse nga një miting paqësor ata nuk mund të arrinin synimet e tyre për krijimin e një krize politike që të çonte në zgjedhje të parakohshme. Duhej të hidhnin gurin dhe të fshihnin dorën. Duhej një incident që të sillte pasoja dhe pastaj këto të përdoreshin si mjet për acarime, konflikte dhe krizë politike, siç u përdorën.

Ngjarja e 2 prillit u përdor si preteksti kryesor për greva të sindikatave që ishin vegla të opozitës dhe pastaj si preteksti kryesor për zgjedhje të parakohshme. Drejtuesit e policisë së Shkodrës iu ofruan leje për miting paqësor drejtuesve politikë vendorë, duke ua lënë në dorë të tyre ta bënin në stadiumin e qytetit ose në sheshin “Isa Boletini”, por ata refuzuan duke thënë se ata që donin të demonstronin “Nuk janë tanët. Nuk na binden!”.

Në gjyq, eksponenti i lartë i PD-së dhe një nga figurat më të errëta të saj, Ali Spahia, e pranoi se policia u kishte ofruar lejen e mitingut dhe se iu kishte kërkuar ndihmë por, tha ai: “Na e kërkuan ndihmën si hileqarë”. Tani është e qartë për gjithkënd që ka jetuar atë kohë se cilët ishin hileqarët.

Ndoshta është rasti i vetëm në histori kur protestohet në një qytet apo zonë që i kishte fituar zgjedhjet politike me mbi 70% të vendeve që i takonin në parlament. Mirëpo ishte zgjedhur Shkodra sa për faktin se kishte shumë individë dhe familje të goditura nga regjimi i para 1990, po aq edhe për faktin se në rrethin e Shkodrës (ku përfshihej edhe Malësia e Madhe) ndodhej, mjerisht dhe turpësisht, një numër i konsiderueshëm individësh që vepronin aktivisht në shërbim të UDB-së jugosllave.

 

2prillshPo mirë, me çfarë pretekstesh protestohej dhe justifikohej demonstrimi?

Si gjithkund dhe si gjithmonë turma ishte laramane, në përbërje, në mentalitet, në motive dhe në veprime. Dukej qartë që ishin të manipuluar dhe të keqpërdorur. Ne filluam të dyshojmë se demonstrimi ishte i organizuar dhe i dirigjuar, vetëm kur pamë nxënësit e shkollave të mesme që po vinin në rresht, me disa mësues në krye, drejt qendrës së qytetit dhe pas tyre dhe në mes të tyre me qindra individë, kryesisht lumpeni dhe batakçinjtë, ish-të dënuar ordinerë.

Më vonë turma u zmadhua dhe në të ka pasur edhe qytetarë të denjë dhe të respektuar, të cilët vinin aty ose për të tërhequr të afërmit e tyre nga ajo rrëmujë, ose thjesht si spektatorë të një ngjarjeje të pazakontë. Dikush pretendonte se zgjedhjet ishin manipuluar, të tjerë thoshin se Xhelil Gjoni do të vriste Ramiz Alinë dhe do të rivendoste diktaturën, disa të tjerë thërrisnin “Shkodra Republikë!” etj.

Ishin kaotikë në mendimet e shprehura, në sjellje dhe në veprimet agresive që kryenin. Ky është tipar dallues i turmave të manipuluara. Pjesa më e errët e turmës ishte e dhunshme dhe përdorte mjete të forta, lëndë djegëse dhe eksplozive kundër forcave të policisë dhe objekteve shtetërore që ndodheshin në shesh. Kishte edhe nga ata që me britmat “Liri-demokraci” ngarkonin në shpinë karrige, kolltukë apo qilimat (tapetet) e zyrave që sulmuan dhe plaçkitën.

Më mbrapa vetë PD-ja u përpoq t’i merrte në mbrojtje dhe t’i shfajësonte dhunuesit e rendit, duke paraqitur tri pretekste të ndryshme. Në fillim tha se njerëzit kishin protestuar sepse ishin falsifikuar zgjedhjet. Mirëpo, jo vetëm delegacionet ndërkombëtare të vëzhgimit kishin konkluduar se zgjedhjet u zhvilluan normalisht, por edhe vetë opozita i kishte pranuar rezultatet e tyre.

Nëpër muret e Shkodrës ato ditë ishin vendosur “trakte” të PD-së drejtuar qytetarëve ku thuhej se “Për PPSH-në votuan fshatarët dhe ushtarakët…” etj, por nuk thuhej se votimet ishin falsifikuar. Të nxitur nga këto trakte vagabondët e qytetit shkuan tek tregu fshatar dhe ua morën ose prishën të gjitha perimet dhe mallrat fshatarëve duke iu thënë: “Ikni prej këtu se ju keni votuar për komunistët!”

Për ironi dhe për turpin e shqiptarëve, siç e thotë njëri nga figurat kryesore të Lëvizjes Studentore, z.Shinasi Rama, “E para dhe e vetmja herë kur u votua në mënyrë me të vërtetë demokratike ka qenë në zgjedhjet e 31 marsit 1991”.

Më vonë opozita pretendonte se njerëzit protestuan sepse rezultatet e votimeve u dhanë me vonesë. Mirëpo jo vetëm që rezultatet e votimeve u njoftuan në të njëjtën kohë për gjithë Shqipërinë, por këto rezultate u njoftuan pas 18 orësh, gjë që nuk ndodhi kurrë më në zgjedhjet e mëvonshme.

Rezultati i zgjedhjeve u njoftua në 1 prill, ndërsa protesta u bë në 2 prill. Pasi e panë se u diskredituan edhe me këtë mashtrim, thanë se njerëzit kishin dalë në protestë në 2 prill rreth orës 8 të mëngjesit, sepse nga ora 3 pasmesnate kishin dëgjuar një breshëri arme që festonte fitoren e PPSh-së. Është për të qarë dhe për të qeshur.

Një eksponent i PD-së për Shkodrën, z. Ndoc Liqejza, i cili u paraqit si dëshmitar në gjyqin tonë, tha se: “Kam shkuar disa herë tek selia e PD-së këtu në Shkodër dhe iu kam kërkuar Arbnorit, Spahisë dhe Uruçit që të qetësojnë turmën dhe ta nisin në shtëpi, sepse s’ka arsye për protesta. Kështu e ka demokracia. Sot kanë fituar ata, nesër fitojmë ne. Ata më panë me përbuzje, më thanë se ti nuk merr vesh nga këto punë dhe më kërkuan të dal përjashta. Prandaj, po ju them se këta e kanë organizuar demonstrimin e 2 prillit…”.

Në njohuritë tuaja juridike, a ekziston mundësia që kjo çështje të rigjykohet? A do të ishte e mundur pas kaq kohësh (mungesa e provave etj)? Kemi parasysh që tashmë edhe mjaft prej protagonistëve të dorës së parë nuk jetojnë si Hajdari, Arbnori, Spahia etj…

Sigurisht që teorikisht mundësia për rishikimin e vendimit ekziston. Por midis kësaj mundësie dhe jetësimit të saj, ekziston një hendek i gjerë sa një det. Ligji procedural penal parashikon disa raste kur vendimi mund të rishikohet, njëri prej tyre është ai i zbulimit të provave të reja apo të paparaqitura më parë, që tregojnë se vendimi i dhënë është i gabuar. Është e vështirë të gjesh provën, por më vështirë është të vësh në lëvizje drejtësinë, sepse për çështje si kjo, ku politika i ka zhytur duart përtej bërrylave, duket se ka një lloj “paqeje” me “drejtësinë”, por ndoshta edhe midis krahëve të politikës. Të kujtojmë çështjen “Hajdari” për të cilën Sali Berisha bënte be e lëshonte rrufe se, sapo të vinte në pushtet, do ta rishikonte vendimin “me motiv të turpshëm për vrasjen e Heroit”, por që nga vitit 2005 kur u kthye në pushtet, Saliu nuk e ka përmendur asnjëherë atë vendim. Duket se për këtë çështje nuk mungojnë provat e reja, por nuk ka asnjë shenjë që të tregojë se prokuroria dëshiron t’i administrojë.

Përmenda shkakun ligjor të rishikimit të vendimit të dhënë për ngjarjen e 2 prillit, por në atë proces shkeljet e të drejtave themelore të njeriut janë të panumërta dhe nga më të rëndat. Jo vetëm hetimi dhe arrestimet u bënë nën presionet e politikës që sajoi ngjarjen e 2 prillit, por edhe moslejimi për t’u njohur me dosjen hetimore, shkelja e parimit të prezumimit të pafajësisë dhe mbajtja në gjendje arresti pa një vendim gjykate për një kohë të gjatë, kanë qenë shkelje ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale të asaj kohe dhe të kësaj kohe. Ajo që është akoma më flagrante dhe e rëndë, është komandimi total i procesit të gjykimit nga politika dhe veçanërisht nga ish-Presidenti i kohës Sali Berisha. Siç mund ta keni lexuar në librin që përmendët, unë kam sjellë fakte që vërtetojnë plotësisht se ishte ky “dashnor i drejtësisë së pavarur” që përcaktonte në prapaskenë nëse duhej bërë ose jo gjyqi, kur duhej bërë, çfarë akuzash dhe dënimesh duheshin dhënë dhe, madje, edhe cilët gjyqtarë do ta gjykonin çështjen dhe cilët duheshin përjashtuar nga procesi i gjykimit. Këto akte të tij politikisht dhe ligjërisht të dënueshme nuk i kam vërtetuar me dëshmi dhe prova të marra nga “komunistët”, por nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt si ç’ishin drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Hetuesisë së Përgjithshme të asaj kohe, të emëruar prej tij. Ato i vërtetojnë edhe dëshmitë e lëna me shkrim nga ish-avokati i familjeve të viktimave, i caktuar në atë detyrë nga vetë Sali Berisha. Kur një kryetar shteti ndërhyn kaq thellë dhe kaq shpesh në të gjitha fazat e hetimit dhe të gjykimit të një çështjeje penale, kjo do të thotë se ai ka një hall të madh. Kur një kryetar shteti këmbëngul dhe urdhëron që një çështje penale, si në rastin tonë, duhet të gjykohet me doemos, edhe pse drejtuesit e akuzës dhe avokatët e tij i thonë se nuk ka prova për fajësimin e të akuzuarve, kjo do të thotë se kryetari i shtetit nuk është i interesuar për të vërtetën por për gënjeshtrën. Dhe ai që është i interesuar për gënjeshtrën, është një individ që ka diçka ose shumëçka për të fshehur.

Ju përmendni fjalën “mungesë provash”. Ne nuk u dënuam se kishte prova që na fajësonin, por u dënuam sepse dënimi ynë duhej t’u shërbente qëllimeve politike të Sali Berishës për të justifikuar të gjithë propagandën mashtruese dhe të gjitha aksionet e tij që tronditnin themelet e shtetit, se pushteti nuk kishte më themele, duke vënë si kusht shtrëngues 2 prillin. Në procesin hetimor dhe atë gjyqësor, përveç llomotitjeve politike dhe përçartjeve ordinere të halabakërisë së ardhur nga rruga, nuk kishte asnjë provë gojore, të shkruar apo shkencore (ekspertime balistike, mjeko-ligjore etj.) që fajësonte policinë në përgjithësi dhe as neve në veçanti. Të gjithë akt-ekspertimet balistike (të armëve) e kanë përjashtuar policinë nga autorësia e vrasjeve. Gjashtë vjet më vonë, ish-avokati i familjeve të viktimave do të deklaronte për shtypin shqiptar se, “Ata të pestë që u dënuan për 2 prillin nuk kishin asnjë lidhje me krimin…”. Para dhjetë vjetësh, njëri nga pjesëtarët e trupit gjykues që dha vendimin kundër nesh në Gjykatën e Lartë, tashmë ishte bërë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, më dërgonte fjalë “me shaka”: “I thoni Gjekës se tani nuk është më viti 1992 kur ta patëm futur…”.

Me këto dua të them se kjo nuk është çështje provash, por është një çështje më shumë morale për të ndryshuar një vendim haptas të kundërligjshëm. Mirëpo, që të bëhet kjo përveç provave të reja apo të papërdorura, duhet edhe vullnet burrash. Jo burra të tipit Muji e Halili, por individë që e duan të drejtën, që e respektojnë atë dhe që janë gati të sakrifikojnë sadopak për hir të saj. Sa iu përket protagonistëve të dorës së parë, siç thoni ju, mosqenia e tyre në këtë botë nuk ka kurrfarë ndikimi as pengese në rishikimin e çështjes. Edhe sikur halabaku dhe “Nderi i Kombit” Azem Hajdari të ishte gjallë, është e vështirë ta mendosh se do të guxonte të pohonte publikisht apo në salla gjyqesh ato që thoshte dikur korridoreve politike, se “Do ua bëj edhe këtyre siç ua bëra atyre në 2 prill”. Pafajësia jonë nuk mund të mbështetet në thëniet apo “ndihmën” e organizatorëve të demonstrimit të paligjshëm që përbën edhe shkakun themelor të ngjarjes dhe pasojave që e shoqëruan atë.

***

Numrin e ardhshëm do të lexoni:

-Pse s’u vë faj familjarëe të viktimave

-Letra që i cova presidentit Nishani

-Çfarë do të thotë historia për 2 Prillin

-Nga 2 prilli tek 21 janari, dhe Berisha në mes

Share This Article
2 Comments
  • PERSE KOMENTOJME TE GAZETA DITA ??

    TE PAKTEN QELLIMI IM ESHTE NJE DHE VETEM NJE..
    PRANGAT MONSTRES BERISHE QE SHERBIMET E HUAJA ANTISHQIPTARE E VUNE NE PUSHTET ME 2 PRILLIN 1991 DHE SOT E KA KTHYER ATE VEND NE BORDELLO DHE HALE AMBASADORESH..KU DHE “FITUESI POWERFULL” I 23 QERSHORIT 2013 EDI RAMA ESHTE BERE SI ESAT PASHA ME HAMZA KASTRIOTIN

    SHIKOJME SE KA NJE KACAFYTJE “GJELASH” ATA QE VLERESOJNE PERIUDHEN E ENVER HOXHES DHE ATO QE E MBROJNE.

    NUK BEJ PJESE NE KETE KACAFYTJE “GJELASH” POR CFARE I KANE PARE SYTE SHQIPTAREVE TE THJESHTE DMTH 80-90 PERQIND E TYRE JANE JO VETEM TE ZHGENJYER POR DHE TE REVOLTUAR..POR NUK KANE CFARE TE BEJNE..NUK PO ARRIJME AS TE THEMI TE VERTETEN SE MOS NA “ZEMEROHEN” MIQTE…
    KEMI “FRIKE” MOS NA LENE VETEM SE GJASME JEMI PA ALETE DHE NA PUSHTON SERBI ME GREKUN.DHE ISLAMIKET .KUR NE FAKT KY PROCES KA PERFUNDUAR …NUK ESHTE TURP TE THUHET QE JO VETEM JEMI TE PUSHTUAR POR DHE TE PSHURRUAR NGA SALISERBI

    Kur kam lexuar dy artikuj ne gazeten Dita qe jane: I pari I Shaqir Vukajt me titull : REVOLUCIONI I PERGJAKSHEM RUMUN
    dhe I dyti I izet haxhise me titull; SI E PRUNE SERBET NE PUSHTET BERISHEN NE 1992 besoj se nuk ka vend per asnje iluzion.

    Te pakten,shoqeria civile,te perndjekurit politike,intelektualet,mediat duhet e pushonin se shkruari dhe te kerkonin me force largimin e saliserbit nga politika dhe arrestimin e tij per krime kombetare ne “llogari te te treteve”

    Por kjo nuk ndodh se ai vend dhe ai komb ka vdekur,moralisht,ushtarakisht , psiqikisht dfinacjarisht dhe eshte e kote te vazhdojme te mendojme per ate vend qe quhej dikur Shqiperi dhe e vetmja gje qe mund tju “uroj” eshte PUSHTIM TE KENDSHEM NGA SALISERBI.

    Per “clodhje” dhe relaks ndiqni sekuencat e ketyre shkrimeve njerin e izet haxhise dhe tjetri te te shaqir vukajt qe jan te mjaftueshme te themi R.I.P ALBANIA

    @@@@@@@@@@@@@@

    Nuk e kuptoj SHQIPTARET pse anshkalojne faktin qe Ramiz Alia kishte fuqi mbi KATOVICEN deri ne 2 prill 1991 kur lobi serb i plotfuqishem ne Amerike dhe Europe i futi thiken pas shpine jo vetem RAMIZ alise por dhe kombit shqiptar.

    Izet Haxhia di shume fakte “rrenqethese” per veprimtarine e Elez Biberajt dhe roli i tij antishqiptar sidomos pas 2 prillit dhe 4 dhjetorit te 1991 kur u prish qeveria e stabilitetit qe ishte akti me makaber qe nga 1912.

    Izet Haxhia: SHKRUAN

    1-“Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips.’’’’qe do te thote se berisha komandohej nga cia amerikane sepse nqs do ishte ndryshe kjo vizite duhej pregatitur nga DIPLLOMATE DHE JO NGA SHERBIME SEKRETE.

    2-Dejvid Philips. NJIHEJ për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. ……..kjo do te thote qe zyrtare amerikane te dipllomacise dhe CIA-S qe merreshin ME shqiperine ishin serbo-file dhe ky eshte fakti me I tmerreshem qe e nxjerr jo vetem berishe por dhe lobin serb ne amerike..regjizoret e “revolucjonit serbo-demokratik te 1992

    3-NE RRUGEN E KTHIMIT NE hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi ministry I jashtem serb Ivanovic I cili u takua privatisht me SALISERBIN…..KATASTROFIKJA QE THOTE HAXHIA eshte se IVANOVICI eshte pare ne tribune e mitingut te fitores se 22 MARSIT….

    4-drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serb & maqedonas

    5-Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4

    E THENE ME SAKTE:
    BERISHA QENKA NJE HIBRID I FELLIQUR I SHERBIMEVE SEKRETE SERBE DHE AMERIKANE I KLLONUAR NE VITET 1990-1992 KUR ISHIN NE MUAJIN E MJALTIT DHE AS ME SHUME DHE AS ME PAK SHQIPTARET DUHET TE NDERGJEGJSOHEN PER CLRIMIN E SHQIPERISE NGA SALISERBI.

    @@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@

    REVOLUCIONI I PERGJAKSHEM RUMUN –SHAQIR VUKAJ –GAZETA DITA
    I vetmi vend i bllokut sovjetik ku ndryshimet u bënë me dhunë ka qenë Rumania. Por e veçanta e këtyre ndryshimeve, ishte se ato u bënë me “ndihmën” direkt nga jashtë, ku përveç CIA-s amerikane dhe KGB-së sovjetike, u aktivizuan hungarezët, zbulimi francez etj.

    Në gusht të vitit 1969, presidenti i ShBA, Nikson vizitoi Rumaninë (vizita e parë e një presidenti amerikan në vendet socialiste), që u pasua nga vizita të shumta të udhëheqësve të tjerë të vendeve perëndimore në Bukuresht dhe të Çausheskut në shumë vende të botës, duke filluar nga ShBA.

    A……………………………..
    Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut.

    B……………………………….
    siç del nga dokumentet e botuar në vitin 1995 nga vetë rumunët, duke filluar nga viti 1987, në Rumani janë dërguar agjentë të përgatitur posaçërisht nga;
    B.Sovjetik,
    ish Jugosllavia
    Hungaria,
    Izraeli,
    ShBA,
    Britania e Madhe etj.
    për të përgatitur terrenin për zhvillimet e mëvonshme. Tërheq vëmendjen fakti, se sipas këtyre dokumenteve, për eliminimin e Çausheskut kanë bashkëpunuar CIA amerikane me KGB sovjetike

    C…………………………………
    revolucioni rumun, ka qenë një kombinim midis:
    1- revolucionit popullor,
    2- komplotit të opozitës
    3-dhe një grushti shteti të organizuar nga shërbimet ndërkombëtare.
    Duke ju referuar ketyre ” puntatave” po ju pyes
    Po demonstratat e q.studenti,ne hedhjen e permendores se enver hoxhes,ne provokimin e shkolles bashkuar kush jane ato agjentura qe nderhyne kaq hapur
    Po ne masakren e 2 prillit 1991 pervec udb jugosllave ka qene implikuar cia me kgb ?
    A duhen dekoruar banda e tropojes e elez biberajt,berishes,hajdarit etj.. si flamurtaret e demokracise apo zagaret e Serbise dhe kriminelet e shqiperise

    Dokumentet e botuar për revolucionin rumun flasin për një teknologji të përsosur që është përdorur për rrëzimin e Çausheskut.

    EPILOG:
    Nga me siper del qarte se duke marre parsysh dhe intervisten e pro serbit Elez Biberajt ne 2008 te Klani I BLENDI FAQEZIUT del konkluzioni se Berisha ka qen nje ushtar,ose nje kobure qe pas dy prillit 1991 I nxorri uje te zi atij vendi dhe e verteta do jete lluks per brezat qe do vijne.Per gjeneraten tone dihet qe Berisha eshte krimineli por jo fajtori.

    Fajtori kryesor eshte miopia e pabesuesheme e shume shqipfolesve dhe pak shqiptareve si dhe mega-hipokrizia e miqve tane qe para interesave gjeostrategjike te tyre shkelin dhe elementet baze te demokracise ten je populli si Shqiperia qe eshte ne kufinjte e egzistences.

    Me sakte Fekondimi I monstres berishe,mbeshtetja e tij ne super krime kombetare & njerzore dhe mbrojtja sot e tij me cdo kusht nga “garantet nderkombetare” sic thote komiku Edi rama( lexo don kishoti me Sanco panco ilir meten) tregon madheshtine e Enver Hoxhes sidomos pas 2 prillit 1991 qe ishte me I rende se 7 prilli 1939..qe ishte nje pushtim I shqiptareve nga shqiptareve per interesa te serbise dhe greqise te mbeshtetur ng a lobet e tyre ne Washington dhe bruksel…

    Dhe ky lloj pushtimi do jete I perjetshem ..te pakten sot nuk ka asnje shans jo vetem per clirimine shqiperise nga “powerfull nazi-saliserbi “ por as per te thene te verteten e sakte..sepse dhe kjo fuck demonkraci ne shqiperi po del e “ombel si hallva” me gjithe shakate e kripura te Donit per dekriminalizimin me Lu UBDashin

    • @ 2 prill 91 = 7 prill 39

      Mere shtruar dhe mos u rrembe – ti dhe gjithe te tjeret qe mendojne ne te njejtat linja.

      Nuk eshte mire qe ti biem fyellit me te njejten vrime se nuk nderrojme dot melodine keshtu.

      Nuk kemi perse tia atribuojme te gjitha difektet apo edhe meritat qofshin nje personi te vetem.

      Duhet menduar ndryshe dhe mendimi ndryshe fillon duke pyetur: nese sali berisha dhe pd qene ata qe nuk na e priste mendja, kush jane kundershtaret e tij qe nuk veprojne per ta cuar drejtesine ne vend? Perse keta te paster nuk veprojne? Mos ndoshta druhen se nese drejtesia shkon ne vend per berishen ajo do shkoje ne vend edhe per ata vet?? Mos valle edhe ata e kane pasurine me rrenje ne padrejtesite kombetare si vjedhja e thesarit te shtetit dhe betonizimit karnibal te qeteteve kryesore si tirana??? Po ne firmat piramidale vetem pd dhe berisha kishin dore e kishin faj?? – se nese do qe ashtu atehere presidenti sale duhe te qe arrestuar per nxitje kontrabande dhe mashtrim kur tha se firmat jane te sigurta.

      Pra nuk mundemi te vazhdojme dhe tebajme kujen se cfare na ka bere berisha me tritan shehun dhe bashkim gazodeden dhe te vazhdojme e te presim drejtesi nga rama e meta pasi edhe ata I djek miza njesoj si djeg saliun kur vjen puna tek cuarja e drejtesise ne vend.

      Ne historine e shkurter te shtetit ton ne jemi perdhunuar me radhe dhe pa pushim nga etitat tona qe kane perdorur sistemin e thjeshte: te djeshmit dreq dhe NE te sotmit engjej. Enveri me shoke beri cdeshi duke perdorur zogun dhe ballin qe shiten shqiperine e pushtuesit fashiste si dreqi dhe na beri te besonim se ai ishte engjelli shpetimtar, saliu perdori enverin dhe komunizmin po per te njejtin qellim. Dhe me tmerruesja eshte se ne po e leme saliun te lire dhe ps-ne e lsi-ne te bejne cte duan…. eshte vertet tmerruese.

      Une kame bindjen se nese ne si popull nuk do te mundemi te ndergjegjesohemi dhe te ngrejme pikpyetjet e duhura per veprimet dhe karakteret e politikaneve tane pa dallim partie ne si shqiptar nuk do mundemi kurre te kemi shtet dhe do arrijme ne ate pike ku bashk me shume qenje te tjera qe jetojne te rrezikuara mbi toke do shfarosemi dhe zhdukemi si komb brenda ketij shekulli.

      Ata qe kane demokraci kane derdhur gjak per te dhe nuk kane menduar vetem per te tashmen e tyre por edhe per te ardhmen e niperve dhe sterniperve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *