Maqedonia është një vend që po investon në gurë, skulptura të priftërinjve, kryqe e statuja të ndryshme. E gjithë kjo po bëhet për faktin se ky shtet nuk ka identitet.
Kështu u shpreh ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, në një ligjëratë me studentët e Kolegjit ISPE në Prishtinë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ai theksoi, se identifikimi i qeverisë maqedonase me Maqedoninë e hershme të antikitetit është një absurd i llojit të vet.
“Realiteti i sotëm dëshmon se ky shtet është një konglomerat i përbërë nga popuj të ndryshëm, duke filluar nga maqedonët, shqiptarët, bullgarët, serbët, rumunët, vllehët, romët etj. Ndërkaq, shqiptarët përbëjnë rreth 40 për qind të popullsisë.
Statistikat shtetërore thonë se jetojnë 25 për qind, mirëpo si duket ato nuk marrin parasysh emigracionin e jashtëm të shqiptarëve”, u shpreh ish-presidenti Moisiu.
Ai ka folur edhe për luftën e vitit 2001, e cila solli dokumentin e paqes, Marrëveshjes së Ohrit.
Sipas tij, dispozitat e kësaj marrëveshje edhe sot e kësaj dite nuk janë zbatuar . “Shqiptarët akoma nuk i posedojnë liritë dhe të drejtat themelore.
Për këtë janë fajtorë politikanët maqedonas, por edhe ata shqiptarë. Partitë shqiptare në Shkup nuk merren vesh mes veti, ato vazhdojnë t’i ngatërrojnë interesat personale me ato kombëtare, thjeshtë kanë harruar interesat kombëtare”, u shpreh Moisiu.

JO VETEM KAQ,
POR PER 10 VITE DO TE JENE SHUMICE.
PERQINDJA E NXENESVE NE SHKOLLAT E MESME NE MAQEDONI ESHTE 60% SHQIPETARE, 40% SLLAVO-MAQEDON.