Besojani fotot tuaja inteligjencës artificiale, Microsoft sjell “CaptionBot”

redaktor

Fotografitë tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë tonë.

Të gjithë kërkojnë që detajet, efektet apo përshkrimet të jenë sa më “perfekte”. Por pavarësisht mundit, jo gjithmonë këto detaje janë të tilla, ndaj dhe Microsoft ka menduar të sjellë  “CaptionBot”, inteligjencë artificiale që do të punojë për ju.

Mjafton që të zgjidhni një foto që do të donit që “CaptionBot” të analizojë, ngarkojeni atë dhe do të krijohet një përshkrim i saktë, në vetëm pak sekonda.

selfie 2

Inteligjenca artificiale mund të deshifrojë gjininë tuaj dhe gjithashtu mund t’ju tregojë ngjashmërinë me personazhe të famshëm.

Në qoftë se ngjani me një personazh të famshëm, “CaptionBot” do t’ju japë edhe një përqindje se sa ngjani me atë.

selfy 4

Përveç përshkrimit me fjalë, inteligjenca artificiale përcakton edhe shprehjet e fytyrës me emoji (emocione).

selfie 5

“CaptionBot” mund të kuptojë përmbajtjen e çdo imazhi dhe ta përshkruajë atë si një njeri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *