Aeroporti i Brukselit, gati për tu rihapur

redaktor

Aeroporti i Brukselit është gati për tu rihapur, por fluturimet nuk do të fillojnë përpara mbrëmjes së të premtes, raporton BBC.

Aeroporti Zaventem ka qenë i mbyllur që prej datës 22 mars, pas 2 shpërthimeve terroriste nga ISIS.

Me anë të një deklarate, zyrtarë të aeroportit,u shprehën se vetëm 20% e aeroportit do të funksionojë në kapacitetet normale.

Kompania e fluturimeve për këtë aeroport ka marrë miratimin për të filluar fluturimet e pjeshme, nga forcat zjarrëfikëse ndërkohë që pritet miratimi nga autoritetet qeveritare dhe vendosja  e një datë zyrtare për rinisjen e fluturimeve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *