Pamjet e frikshme të rrëzimit të mbikalimit në Kalkuta janë publikuar sot në televizionet indiane.
Mediat vendase raportojnë se numri i viktimave është rritur dhe ka shkuar të paktën në 23 persona, ndërsa thuhet se janë mbi 100 të plagosur.
BBC bën të ditur se shumë njerëz vazhdojnë të mbeten të bllokuar poshtë urës së mbikalimit që u shemb dje ndërsa kishte fluks njerëzish dhe makinash.
Mbikalimi ishte në ndërtim e sipër dhe nuk kishte përfunduar akoma edhe pse kishte nisur që në vitin 2009.
