PD nuk do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për mandatet e Leskajt dhe Sulit

redaktor

Partia Demokratike nuk do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetetuese për mandatin e dy deputetëve socialistë, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli.

Burime pranë selisë blu, thanë për Televizionin Klan, se demokratët nuk do të veprojnë si në rastin e Deputetit Kokëdhima, kur shkuan në Kushtetuese pasi kërkesa e tyre për papajtueshmërinë me mandatin e deputetit u rrëzua nga kuvendi.

Sipas tyre, opozita nuk mund ta vërë Gjykatën Kushtetuese në lëvizje për një çështje për të cilën ajo është shprehur më parë.

Demokratët këmbëngulin në qëndrimin e tyre së, sipas vendimit te Gjykates per rastin Kokedhima, parlamenti eshte i detyruar t’i drejtohet asaj për çdo rast kur kërkohet papajtueshmëria me mandatin e deputetit, si i vetmi organ që ka kompetencën ta shqyrtojë në themel çështjen. Vendimi, thotë opozita, nuk i takon kuvendit.

Një ditë më parë nënkryetarja e parlamentit, Valentina Leskaj, i’u drejtua me një letër kryetarit, Ilir Meta, me anë të së cilës i kërkon që mandatin e saj ta dërgojë në gjykatë.

Juristë të Kuvendit, sqarojnë për Televizionin Klan se në këtë rast nuk mjafton vullneti i deputetes për ta vënë parlamentin në lëvizje.

Respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, opozita e ka vendosur si kusht për Reformën në Drejtësi. Këtë kërkese e parashtroi si kusht edhe kryetari Lulzim Basha, në përgjigjen e letrës që Kryeministri Rama i dërgoi për t’u ulur në një tryezë të dialogut politik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *