Pronat, plagosen nënë e bir

anazapta

Pronësia, plagosen me thikë nënë e bir

Një tokë buzë lumit Shkumbin është kthyer në burim konflikti mes një fisi në periferi të qytetit të Elbasanit duke përfunduar me dy të plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në mesditë kur janë përballur dy të rinjtë e fisit Qose duke debatuar sërish për pronësinë e tokës. Në konflikt ka ndërhyrë nëna e njërit prej djemve, por situata ka precipituar. Bukurie Qose dhe djali i saj Arben Qose me banim në lagjen “Shënkoll” në Elbasan, kanë përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin kirurgjik të këtij qyteti pasi janë qëlluar disa herë me thikë nga Sokol Qose, një kushëri i tyre.

Mes kushërinjve ka pasur grindje të vazhdueshme për një ngastër toke në afërsi të lumit Shkumbin.  Ky problem nuk është zgjidhur dot me mirëkuptim dhe gjatë sherrit të fundit Sokol Qose ka qëlluar disa herë për të vrarë me thikë kushëririn Arben Qose duke i shkaktuar plagë të rënda në kraharor. Agresori nuk ka hezituar të qëllojë me mjete të forta edhe nënën e tij, Bukurie Qose, e cila gjithashtu ka përfunduar në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia, ekspertët dhe grupi hetimor. Nga të dhënat paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie, pasi mes kushërinjsh kanë ekzistuar mosmarrëveshje për një rrip toke ku secila nga familjet pretendonte pronësinë. Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.

Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar në spitalin kirurgjik në Elbasan ku kanë marrë mjekimet e para. Gjendja e tyre konsiderohet e rëndë pasi goditjet kanë qenë në organet jetësore të dy të plagosurve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *