Vajza grindet me të dashurin, i djeg 4 makinat e babait të tij

Elton Tafaruci

Nje vajze ka djegur 4 makina te babait te te dashurit te saj pas konfliktit qe pati me kete te fundit.

Kater automjete jane perfshire nga zjarri oret e para te mengjesit ne rrugen “Kokonozi”, 1 ore pas mesnates se 01.04.2016  dhe si pasoje 2 prej tyre jane shkaterruar plotesisht.

“Automjetet tip “Audi”, “Volksëagen”, “Rulote” dhe nje kamioncine ishin ne pronesi te shtetasit V. P., 56 vjeç, banues ne Tirane.Si pasoje e zjarrit automjeti tip “Audi” dhe mjeti “Rulote”, jane shkaterruar plotesisht,” informon policia.

Policia e Tiranes ben me dije se zjarri ka qene i qellimshem dhe eshte vene nga 23 vjeçarja Desara Maçellari, banuese ne Tirane.

Shkaktar i ngjarjes dyshohet te kete qene nje konflikt me motive te dobeta midis Desara Mançellari dhe djalin e shtetasit me iniciale V.P.

Autorja e akuzuar per vepren penale “Shkaterrim prones me zjarr” eshte identifikuar nga  pamjet filmike te momentit kur eshte vene zjarri./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *