Është deportuar nga Italia një shtetas i kërkuar nga drejtësia shqiptare, me akuzën e vrasjes me paramendim.
Personi i deportuar në Rinas nga Interpoli është shtetasi Martin Maroçi. Ai akuzohet për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim.
Maroçi është shpallur fajtor për vrasjen e shtetasit me inicialet N.A. Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 1997 në Kalithea të Greqisë.
Vrasja është kryer në bashkëpunim me shtetasin me inicialet P.C.
