Kakavijë, kapen tre rumunë me 6 kg e gjysëm flori fshehur në 7 çorape

Elton Tafaruci

Dogana e Kakavijës në bashkëpunim me Policinë Kufitare evidentuan dhe më pas sekuestruan një sasi prej 6 456 gr metal të dyshuar flori.

Evidentimi u bë gjatë kontrollit në mjetin me targa MAAK256, me të cilin udhëtonin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë 3 shtetas rumunë.

Pas hyrjes në territorin shqiptar, mjeti u kalua për kontroll më të detajuar në vijën e dytë dhe gjatë kontrollit, në kroskot dhe kokat e pasme të sedileve u gjetën 7 çorape, brenda të cilave u konstatuan 21 copë zinxhirë të verdhë, të dyshuar flori, si edhe një peshore elektronike. Nga peshimi rezultoi se pesha e tyre ishte afërsisht 6 456 gram.

U sekuestrua sasia e mallit, 1 peshore elektronike, mjeti me të cilin këta shetas udhëtonin dhe pasaportat e tyre.

Në lidhje me këtë ngjarje u kryen veprimet e nevojshme hetimore në ngarkim të shtetasve rumunë me iniciale S.S, P.S dhe Dh.S. për kundërvajtje penale të “Mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe i sendeve me vlerë”, parashikuar nga Neni 179/a i Kodit Penal dhe këta shtetas po ndiqen në gjendje të lirë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *