Hëna ndihmon ekzistencën e jetës në Tokë

Elton Tafaruci

Mund të mos jetë diçka që e mendoni çdo ditë, por duhet ta falënderoni shumë fushës magnetike të Tokës.

Ajo ju mbron nga rrezatimet e dëmshme, meteorët dhe shkakton fenomenin natyror ‘Dritat e Veriut’.

Tani një teori e re sugjeron se Toka ka formuar këtë mburojë mbrojtëse me ndihmën e Hënës.

Fusha magnetike e Tokës është një lloj shtrese e hekurit të lëngshëm që rrethon bërthamën e planetit.

Deri më tani nuk ishte kuptuar plotësisht se si ishte krijuar kjo fushë magnetike në Tokë, për shkak të energjisë nga graviteti i Hënës që po e mbante pjesën e jashtme të bërthamës të lëngshme.

Një grup i hulumtuesve nga CNRS dhe Universiteti Blaise Pascal thonë se kjo fushë magnetike që e rrethon planetin tonë nuk është formuar rastësisht, ajo ka ardhur si pasojë e energjisë gravitacionale të lëshuar nga Hëna.

Studiuesit treguan se ky efekt i Hënës stimulon lëvizjen e hekurit të lëngshëm, për të gjeneruar fushën magnetike të Tokës.

Hëna ndihmoi ekzistimin e jetës në Tokë, pasi që pa këtë fushë magnetike rrezatimet e dëmshme dhe meteorët nuk do të mund t’i ndalte asgjë./E.T

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *