Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, shoqëruar nga administratori i Korporatës Elektroenergjitike,Agron Hetoja, inauguruan sot investimet e kryera në Hidrocentralin e Fierzës gjatë vitit 2015.
MEI bëri të ditur sot se, investimet kapin vlerën e 900 milione lekëve dhe fokusohen në tre drejtime.
Së pari, tek rritja e efiçencës së prodhimit përmes blerjes së pajisjeve dhe vendosjes së sistemeve që mundësojnë optimizimin e prodhimit.
Së dyti, rritja e sigurisë dhe jetëgjatësisë së veprës përmes ndërtimit të pritave malore, rehabilitimit të kullës së ekulibrit, sistemi i vëzhgimit për ruajtjen dhe sigurinë fizike, sistemimi dhe asfaltimi i rrugës sepertinë të digës.
Së treti, përmirësimi i kushteve të punës përmes instalimit të shkallëve metalike në portat e tunelit nr.4 të shkarkimit, instalim i sistemit të ventilim-kondicionimit në central.
Ministri Gjiknuri deklaroi se përmirësimi i pagesave kundrejt Operatorit të Shpërndarjes ka sjellë një zinxhir përmirësimi finnanciar të KESH, gjë që ka mundësuar realizimin e këtyre investimeve.
“Rritet jetëgjatësia e kësaj vepre, rritet eficenca ekonomike dhe i ruhen vlerat një aseti shumë të rëndësishëm kombëtar. KESH është duke negociuar edhe një ristrukturim të të gjithë borxhit të saj, borxh i krijuar për shkak të falimentimit të sektorit dhe për shkak të keqmenaxhimit gjatë qeverisjes së kaluar. Kjo është një votë besimi për reformën në energji. Një votë besimi edhe për vet KESH, që BERZH do të hyjë me paketën më të madhe financiare të mbështetjes për këtë korporatë. Vetëm nëpërmjet ristrukturimit të kësaj kredie do të shpëtojnë miliona euro në vit nga ulja e interesave dhe fillimi i pagesave të principalit”, theksoi ministri Gjiknuri

jepeni me concession!