Bushati propozon vajzën e Kadaresë për ambasadore në OKB

Elton Tafaruci

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka propozuar si ambasadore të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, vajzën e shkrimtarit, Ismail Kadare, Besiana Kadarenë.

Ndërkohë që një propozim tjetër për ambassador është edhe ai i drejtorit të Kabinetit të ministres së Mbrojtjes, Gjergj Teneqexhiun, si ambassador në Japoni.

Dy kandidaturat janë dorëzuar në Parlament dhe do t’i nënshtrohen procesit të seancave dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme.

Besiana Kadare u lirua disa ditë më parë nga Presidenti Nishani me kërkesë të ministrit Bushati nga posti i ambasadores në UNESCO.

Ndërkohë që ajo është ripropozuar që të jetë drejtuesja te Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në këtë mision është ende në detyrë Ferid Hoxha, i cili është emëruar gjatë qeverisjes së PD-­së.

Share This Article
7 Comments
  • Ne Ambasaden e Parizit ,siç duket sherbejne ato qe Jane gati te shesin interesat e Kombit shqiptar ,qofte ketu detin apo kosoven, edhe per kete tradhti shperblehen me nje post ne New York se nuk kane vend me ne France,ku vete Francezet iu thone po si veprut keshtu kunder kombit tuaj…

  • Ja si ri-ciklohen rilindasit e diktatures, duke mbajtur lart figuren e enver gjakatarit.

    Kjo besiana mos eshte gje ajo çupa qe Ismaili beri te ndahej nga i dashuri? Ky i dashuri qe eshte kthyer ne invalid mendor, sikur eshte atje ne Amerike?

    • O Shendet-mendori pse flet ne tym, fshatar i pagdhendur s’je gje tjeter. Emri i Kadarese do ta ndihmoje padyshim znj Besiana te rrise prestigjin e Shqiperise ne OKB, bravo Ditmir Bushati.

  • Sa gabim ! Ne vazhden e perkuljes me nje femer qe ka nje histori te dhimbeshme nga babai saj atje ku prehet viktima.

  • He mor Ismail beu qe nxorre zorret barkut per Enverin… shate ate kohe qe tani pinjollet tuaj, sa andej kendej neper metropole te botes se kane bere vezen e kuqe ata dhe baballaret e tyre… mos fol te pakten me per Enverin se u bete boze se dhe papa te ishte do bente ndonje gjynah ndersa ju mbetet te pikuarit nga qielli. Beni pershesh se keni gjetur shesh, kjo kohe erdhi..shqiptari thjeshte akoma i izoluar (se deri dje ia vume fajin Enverit, po sot!)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *