Shoqata e Ushtarakëve të Tiranës, vlerëson faktin që kohët e fundit shumica qeverisëse po tregon përkujdesje dhe angazhim ndaj problemeve të ushtarakëve. Në këtë kuadër, qeveria ka hedhur hapin e parë, ka miratuar projektligjin për ushtarakët “debitorë” dhe e ka dërguar atë në parlament.
Minsitri Klosi ka pohuar me sinqeritet dhe vërtetësi se: “Barra e dështimit të administratës ka kaluar padrejtësisht mbi ushtarakët debitorë”. Ky pohim i ka shpallur ushtarakët të pafajëshëm dhe vërteton faktin se ushtarakët janë “debitorë” për faj të vetë shtetit dhe jo për faj të tyre. Zoti Klosi në përgjigje të kontestimeve dhe kundërshtimit të këtij projektligji nga ushtarakët është shprehur se: “Ky është një debat akoma i hapur që do të vazhdojë në komisionet parlamentare, për të parë hapësirat që ka legjislacioni shqiptar, pasi në nenin 155 të Kushtetutës thuhet shprehimisht se ligjet e faljes të gjobave nuk mund të kenë efekte prapavepruese. Theksoj se më shumë sesa një problem financiar, ky është një problem kushtetues, i cili do të diskutohet në Kuvend”.
Nisur nga faktet, që për këtë projektligj nuk na është marrë mendimi si grup interesi; që ky projektligj, nuk garanton një zgjidhje kushtetuese, të drejtë dhe të qëndrueshme; që nuk jep një zgjidhje ligjore gjithëpërfshirëse e të barabartë për të gjitha grupet e ushtarakëve debitorë, po ju parashtrojmë disa mendime, me qëllim që projektligji i propozuar, të plotësohet dhe të riformatohet nga qeveria ose në komisionet parlamentare, para se të kalojë për votim në parlament.
- Në nenin 155 të Kushtetutës( paraqitur si pengesë kushtetuese), theksohet: “ Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese”. “Debitë” e hedhura padrejtësisht mbi shpinën e ushtarakëve nuk janë produkt i mos pagimit të taksave apo tatimeve dhe nuk janë detyrime finaciare kombëtare apo vendore, por janë një produkt antikushtetues që ka lindur nga zbatimi i ligjit nr.10142/2009, të ndryshuar. Për rrjedhojë dhe trajtesa e këtij neni se, në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese, nuk është pengesë kushtetuese, sepse ky nen nuk ka asnjë lidhje me ushtarakët “debitorë”.
- Neni 155 i Kushtetutës, nuk është vlerësuar si pengesë kushtetuese, kur ju dha ligjit nr.10142/2009 të ndryshuar, fuqi prapavepruese që nga data 01.07.2009. Ritheksojmë se ky ligj fabrikoi dhe I shpalli “borxhlinj” ushtarakët “debitorë”. Në një shtet ligjor nuk mund të ketë dy standarte për arsyetimin, interpretimin dhe zbatimin e nenit 155. E themi këtë, sepse ky nen në vitet 2009, 2010 e në vijim nuk u konsiderua si pengesë kushtetuese, ndërsa sot, na del si pengesë kushtetuese për të mos i dhënë ligjit të ushtarakëve “debitorëve” fuqi prapavepruese. Detyrimisht ligjit të ushtarakëve “debitorë, i duhet dhënë fuqi prapavepruese që nga data 01.07.2009, sepse vetëm në këtë mënyrë ushtarakëve ju rikthehet e drejta kushtetuese dhe ju garantohet: kthimi i lekëve që janë arkëtuar nga data 01.07.2009 dhe deri më sot; falja e gjithë ushtarakëve debitorëve që kanë akoma “detyrime” të pa paguara dhe pezullimi i rillogaritjes për 1000 ushtarakët që akoma nuk ju është bërë rillogaritja. Është momenti të sjellim në kujtesë, rastin kur u votua për faljen e 21 miliardë lekëve të gjobave të 59.400 subjekteve private dhe publike, që kishin shkelur ligjin, kishim vjedhur, mashtruar dhe fallcifikuar. Vetëm ky fakt duhet të mjaftojë që ushtarakët “debitorë” të mos shihen me një sy e stabdart tjetër, sepse ata, nuk kanë shkelur asnjë ligj, nuk kanë asnjë faj, nuk kanë vjedhur, por ju janë vjedhur nga shteti lekët e bukës dhe të ilaçeve.
- Kushtetuta lexohet e zbatohet në bllok, si një dhe e pandarësimet dhe nuk mund t’i referohesh asaj me preferenca dhe në mënyrë selektive.
- a) Specialistët “ustallarë” që i kanë rekomanduar ministrit Klosi “faktin” që neni 155 është pengesë kushtetuese, nuk kanë lexuar kreun e dytë të Kushtetutës ku flitet “Për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut” dhe anashkalojnë tërrësisht nenin 44, të saj ku theksohet: “Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore”. Është absurd fakti që në mëndjen e specialistëve predominojnë vetëm monedhat dhe nuk ka vënd për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ata asnjëherë nuk e kanë ngritur zërrin për shkeljet e Kushtetutës dhe grabitjen e ushtarakëve, ndërsa sot e ngrenë zërin dhe ngurojnë të propozojnë që ushtarakëve t’u kthehen lekët e grabitura. Pra bazuar në nenin 44, shteti është i detyruar të rehabilitojë dhe zhdëmtojë të gjitha kategoritë e ushtarakëve “debitorë” që janë dëmtuar me aktet administrativë(urdhra zhdëmtimi) të pa ligjëshëm dhe antikushtetues.
- b) Ligji për zgjidhjen e problemit të ushtarëkëve “debitorë” duhet të garantojë zbatimin e parimit të barazisë e mos diskriminimit dhe nuk duhet të bjerë ndesh me nenin 18 të Kushtetutës ku theksohet se – të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht nëse nuk ekziston një përligjje e arësyeshme dhe objektive-. Në respektim dhe zbatim të kësaj dispozite kushtetuese, Gjykata Kushtetuese në vendimin Nr.9/2007, ka vlerësuar se: “Respektimi i parimit të barazisë kërkon ndërmjet të tjerave mos diskriminimin e grupeve në kushte të njëjta të shtetasve pa arsye të përligjura”. Çdo zgjidhje e pjesëshme për ushtarakët “debitorë” nuk do të jetë kushtetuese, sepse do të çojë në shkeljen e parimit të barazisë para ligjit, do të krijonte një padrejtësi dhe precedent të ri duke i diskriminuar apo duke i vendosur grupet e ushtarakëve “debitorë” në pozita pabarazie para Kushtetutës, ligjit dhe midis njëri-tjetrit.
- c) Ligji për ushtarakët “debitorë” nuk duhet të bjerë ndesh me nenin 14 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, të ratifikuar në vitin 1994, e cila detyron domosdoshmërinë e zbatimit të parimit të sigurisë juridike. Në nenin 122, pika 2 të Kushtetutës theksohet se: ”Një marrëveshje ndërkombetare e ratifikuar me ligj, ka epërsi mbi ligjet e vëndit që nuk pajtohen me të”. Nga këto përcaktime del se shteti ynë është i detyruar të njohë dhe garantojë zbatimin e parimit universal të sigurisë juridike dhe të drejtës të fituar më parë.
Në përfundim të këtyre argumenteve kushtetuese, mendojmë se, shumica e sotme qeverisëse nuk duhet të luajë me Kushtetutën, ashtu si luante Saliu në vitet e mbretërimit të tij dhe nuk duhet të përsëritë shkeljet kushtetuese të qeverisë të kaluar.Ne ushtarakët kërkojnë vetëm atë që na garanton Kushtetuta dhe nuk po ju kërkojmë kamatë-vonesën apo zhdëmtimin për dëmin moral që na keni shkaktuar.
- Nëse vërtet shumica e sotme parlamentare ka vullnetin për të dhënë drejtësi, për të kthyer dinjitetin e ushtarakëve dhe besimin e tyre tek shteti, është e domosdoshme që ky ligj të reflektojë Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.33,datë 24.06.2010, i cili ka vendosur: Shfuqizimin si antikushtetues të pikës 2 të nenit 14, të ligjit nr.10142/2009. Për këtë detyrim kushtetues, ky ligj duhet të ketë një nen të veçantë(i cili të ndryshojë pikën 2, të nenit 14), me këtë përmbajtje: “ Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi është 50% e pagës mujore referuese bruto e çastit të lindjes të së drejtës duke i shtuar 2% të pagës mujore referuese bruto, deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie” duke i shtrirë efektet financiare të këtij ligji nga data 01.07.2009, datë e hyrjes në fuqi të ligjit nr.10142/2009 i ndryshuar. Me këtë nen realizohet pezullimi i Aktit Normativ nr.5/2010, i cili është vlerësuar antikushtetues, nuk është votuar nga shumica e sotme qeverisëse dhe është premtuar se do të shfuqizohet pas ardhjes në pushtet. Ky akt normativ duhet të shfuqizohet përfundimisht nga ligji i ri që do të hartohet nga grupi ndërministror,që duhet të fillojë nga puna sa më shpejt.
Një argument shtesë është dhe fakti që duhet të merren në konsideratë dhe detyrimet (kushtet) që përcakton Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr.33/2010, i cili për rillogaritjen e pensioneve thekson se: “Rillogaritja e të drejtave të fituara në zbatim të ligjeve të mëparshme ose dhe të vendimeve të gjykatave, do të bëhet vetëm në rast se ndryshon pozitivisht, pra përmirëson situatën e përfituesve”. “Në asnjë rast nuk lejohet që të kryhet një rillogaritje që do të çonte në përkeqësimin e situatës pozitive ose në cenimin e të drejtave të fituara“. “Gjykata, bazuar në këtë interpretim pajtues, arrin në përfundimin se neni 29 i ligjit 10142, date 15.05.2009 është i pajtueshëm me Kushtetutën, me kusht që dispozitat e tij të interpretohen si më sipër”.
Ushtarakët kanë besim dhe shpresojmë se qeveria e parlamenti, do të miratojnë një ligj që të përputhet me Kushtetutën, me Statusin e Ushtarakut të vitit 2004 dhe Vendimin nr.33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese dhe do të japin një zgjidhje të plotë, të drejtë dhe të barabartë për ushtarakët “debitorë”, duke ju dhënë fund padrejtësive dhe aventurave ligjore të qeverisë të kaluar.
*Kryetari i Shoqatës së Ushtarakëve të Tiranës

Ushtaraket duhet te kene parasysh se ne pushtet jane specialistet dhe jo socialistet.Nuk duhet shpresuar se kjo qeveri do respektoje kushtetuten por do te luaje me te njesoj si Xhebrail Saliu.
Specialistete qeverise me leximin se prapthi te kushtetutes kane per ta bere qe ky problem i hajduterise qeveritare te mbyllet si dosjet e Fullhaneve
Miratimin e kujt ke marre,o Mullali anonim,qe deklaron se ne ushtaraket kerkojme vetem te mos na mbani ketej e tutje pensionin dhe se nuk po kerkojme as kamat vonesen e as demshperblim per demin mora;fizik,shendetesor etj te shkaktuar si pasoje e ndalimit te plote te pensionit per 3 vjet dhe me pas te uljes deri ne 50% te tij me ligje antikushtetuese??
Asnje besim nuk kemi trek kjo qeveri mashtruese dhe as tek ndonje qeveri tjeter pas saj!
Te gjitha qeverite na konsiderojne ARMIQ te tyre dhe me qendrimin kriminal ndaj nesh ata kerkojne te LUSTROJNE IMAZHIN E TYRE ANTIKOMUNIST para perendimit kapitalist!
Ne jemi viktima te Luftes se Re te Klasave ne kete sistem fashist,prandaj kurree te mos besojme se keta do dalin nga GUASKA E TYRE antikomuniste!
Nuk ka thene kot desidenti sovjetik Jevtushenko,se “Antikomunisti me i rrezikshem eshte ish KOMUNISTI”!
Do t’i shtyjme edhe keto vitet e fundit te jetes ne mjerim,por ketyre FASHISTEVE nuk do t’u kerkojme therrime buke!
Ja pra pse paska patur te drejte Enver Hoxha qe i burgoste,pushkatonte,internonte etj armiqte e Shqiperise dhe nuk me vjen aspak keq per vuajtjet e tyre!
Se ja edhe ata ndaj nesh te njejten URREJTJE kane treguar!
Sa keq .Pse duhet qe ti rekomandohet Qeverise per shkejet e saj .Cjane keto furca ku ne kurrizin e ushtarakve kane kaluar kamzhiket e qeverive Nano -Berish_Rama. Ceshte ky kryetar qe birbilos sikur te jete pjestar e i Qeverise .Ja thot nje shenje e mire qe Qeveria ka kuptuar gabimin por nuk di si ta korigjoje !!!!!!!!!!!!!! .Te plotesohen ato qe kerkojme ju rekomandojme …….. Kapitillim para shkelsave te ligjit .
Mblidhe mendje o Kryetar se keto nuk zgjidhen me furca por me protesta .Kam qe nga 93 ,vit qe me debuan nga radhet e ushtrise ,qe nuk i perfill por e percmoje kedo Qeveri qe nuk me kthen dinjitetin .
Per ligjin per statusin e ushtarakut kane faje edhe vet ushtaraket, ose me mire ata ushtarake qe jane mare me ligjet e deritanishme ose propozimet qe behen. Shpesh keto propozime vijne nga problematika personale dhe jo pergjithesuese.
Per pasoje shume ushtarake te cilet nuk kane mundesi te shprehen, nuk ju eshte trajtuar problematika. Shkurtimisht po ju ngre nje shqetesim.
-Ne ligjin e vitit 2009 percaktohet se ushtaraku i punesuar apo vetepunesuar trajtohet me nje pension minimal.
-A e dini ju se ne vitin 1991 shume ushtarake u gjenden banore te fshatrave ku i kishin derguar me sherbim dhe ata perfituan ne baze te ligjit nga nje dynym toke. Sot ata quhen te vetepunesuar ne bujqesi dhe trajtohen me 12 400 leke ne muaj. Te keqtrajtuar nga ai regjim, mbeten fshatrave te vendit, pa shtepi e katandi dhe sot e kesaj dite vazhdojne te persekutohen nga ligji i sigurimeve shoqerore.
-Ose te marim brezin qe ne vitn 1991 ishin femije dhe banonin ne fshat. Keta moren toke sioas ligjit. Disa prej tyre te cilat shkuan ne shkollat ushtarake gjata viteve 1991 deri ne 2000, sot po dalin ose kane dale ne lirim me pension te parakohshem. Fakti qe ata kane perfituar toke i denon ata me nje pension qesharak prej 12 400 leke ne muaj. Ndersa nje bashkekoleg i tij del me nje pension mbi 25 mije leke ne muaj. Sepse ata quhen te vetepunesuar ne bujqesi, pasi kane perfituar toke, megjithese as nuk e kane idene se ku ndodhet kjo toke, te cilen e disponon dhe punon familja apo te afermit e tyre ne fshat.
A ju duket e rregullt kjo? A e keni trajtuar ndonjehere kete problem shqetesues. Apo s’keni ku i takoni ish oficeret e mbetur fshatrave si zogjte e qyqeve?
Prandaj mos beni propozime per veten tuaj, por per gjithe shqetesimet e ish ushtarakeve, se nese ti lufton te maresh nga 25 mije leke, 37 mije leke, ai ish ushtaraku i harruar fshatrave apo qe ka lindur ne fshat, denohet te mare 12 400 leke.
O katunari nardi!
Po ata qe kishin shitese nanen apo babain dhe privatizuan dyqanin dhe sot jo vetem bejne biznes sa per 10 pensione mujore,ose e japin me qera,qe ne Tirane ajo shkon deri ne 2-3 mije euro ne muaj,si t’ua bejme??
Ndersa me i persekutuari jam une qe isha me sherbim ne fshatra,pa shtepi,gruan pa pune,femijet ne moshe shkolle,banoj prej 20 vjetesh ne shtepi me qera dhe femijet e kam pa shkolle te larte se nuk kisha leke as per ushqim!!
Pastaj ku i gjete keto shifra faraonike te pensioneve mbi 250 mije lekesh ne muaj,o9 qafir,kur ne ne 96-98 nuk morem asnje lek pension,ndersa pas 99-tes morem vetem 80 mije leke pension???
Nuk mjaftoi kjo,por pas 2009-tes na shpallen edhe debitore qe po paguajme cdo muaj nga 20%!
Pra e bene si UJKU,qe u ankua per lepurin,se i kishte ndotur ujin kur vete ujku ishte me lart se lepuri ne burim!!!
Edhe na e ulen pensionin 50% edhe na akuzuan se paskemi marre me shume leke se sa na takonte!
HAPU DHE TE FUTEN!
REGJIM KRIMINAL FASHIST!
Do ta hani edhe kete here…
Madje edhe me shume se SALIU do tua fut EDIIIII!!
E keqja duhet shkulur qe ne rrenje: Akti normativ. ai duhet pezulluar, dhe pike! Por kete gje e ben vetem ajo qeveri qe nuk i urren ushtaraket, sic ka ndodhur deri tani. Nje force e tille politike, qe respekton ushtaraket, ende nuk ka ardhur ne pushtet..se kur do vije…nuk e dime….
E sheh pra Xheladin se edhe ti po flet per veten tende. Akti normativ flet per ata qe marin 350 mije leke pension te parakohshem. Po per ate qe mbeti ne fshat pas prishjes se regjimit si ai ushtari japonez qe mbeti ne front te luftes dhe nuk e dinte qe lufta kishte mbaruar.
Apo ai boll i ka 124 mije leke ne muaj?
Nardi, le te nise nga ajo qe thashe. Pastaj edhe ti marrim rast pas rasti. Vertete ke te drejte, edhe per raste te tilla si ai “ushtari japonez”, qe “ende s’e kish marre fund qe lufta kish mbaruar”. Kush tha qe edhe keto raste duhen pare?
Nardi, le te nise nga ajo qe thashe. Pastaj edhe ti marrim rast pas rasti. Vertete ke te drejte, edhe per raste te tilla si ai “ushtari japonez”, qe “ende s’e kish marre fund qe lufta kish mbaruar”. Kush tha qe edhe keto raste duhen pare? Ligji te mos diskrimnoje askend, asnje ushtarak!
Z.Rama,mos vepro si Saliu,Nano,Majko,Meta.Veproni ne te mire te shtreses paprivilegjuar qe perfaqsoni.Do te hyni ne HISTORI si KM i reformave temedha…!
Ja edhe nje sahanlepires i qeverise mashtruese dhe TRADHETAR i interesave te ish ushtarakeve!
Cfare sugjerime do t’i japesh to qeverise,kur ti vete nuk di se cfare te kerkosh?
Si mund t’i japesh sugjerime nje KLIKE qe jo vetem eshte TALLUR me ty,por edhe te trajton si SKLLAV pa asnje te drejte?
Ne takimet demagogjike me servile te pushtetit dhe frikacake qe gjoja perfaqesojne mendimin dhe shqetesimet e ushtarakeve,cfare mendimesh i keni dhene qeveritareve pervesh HESHTJES MORTORE???
Si mund t’i japesh sugjerime nje klike qe te perbuz,te urren dhe nuk te perfill duke te grabitur mbi 60% te pensionit mujor?
Si mund ta kufizosh te drejten tende vetem ne ndalimin e DEBISE kur shteti na ka BORXHE TE MEDHA TE GRABITURA qe prej 25 vjetesh???
Nje klike e tille kur te sheh se ti je i pa organizuar ,i “urte” deri ne budalla,nuk i vlejne sugjerimet karamele,por PROTESTAT E FUQISHME ne mbare Shqiperine,demaskimi i tyre si mashtrues dhe shkeles te Kushtetutes,qe kane diskriminuar ushtaraket per 25 vjet te nisur nga urrejtja ndaj tyre si gjoja shkaktaret e vetem ( e quaj per nder )te mbijetesen e SOCIALIZMIT per 50 vjet!
Akuzojne SOCIALIZMIN per LUFTE KLASASH,por keta fashiste ndaj ne ushtarakeve kane zhvilluar jo vetem LUFTE KLASASH,por edhe KRIM SHTETEROR!
Edhe roberit e luftes kane me shume te drejta per jetese ,ndersa ne ushtarakeve klikat fashiste si te PD-se dhe te PS-se per 3 vjet(96-98) na lane pa asnje lek pension!!!
Edhe projekt ligji i tanishem,qe ky lolua Hysni e quan pozitiv,eshte po aq ARMIQESOR e POSHTERUES sa edhe ligjet e meparshme!
Perkundrazi qeveria RAMA-Meta po kryen poshtersine e radhes me nje CINIZEM qe edhe Berisha do t’ua kishte ziline!
Ish ushtaraket duhet ta mbledhin mendjen nje here e mire se PS-ja nuk eshte partia qe mbron interesat tona,por eshte po aq ARMIKE sa edhe PD-ja e Berishes!
Prandaj asnje shprese te mos kemi se do na ndreqe padrejtesite 25 vjecare,por te mbledhim mendjen dhe asnje te mos ta votoje kete parti fashiste qe Edi Rama e ka kthyer ne parti PRIVATE!!!
Sugjerime!
Haaaaaaaaaa!
Kush je ti qe guxon e i jep mend nje sundimtari qe perfaqeson nje bande politike,qe per 26 vjet te ka trajtuar si ARMIK bashke me PD-ne e Berishes?
Kush je ti qe guxon dhe lavderon projekt ligjin e fundit te kesaj klike, qe e shkruar e zeze mbi te bardhe me cinizem te pa shoq po te tall hapur se “NUK KE TE DREJTA TE MOHUARA,POR BORXHE”!
Populli ka nje fjale te urte :
-“Ty nuk te qasin tek porta,ndersa ti kerkon te marresh bijen e mbretit per grua”!!!
E kush je ti,qe i sugjeron kesaj klike mashtruese?
Je vetem nje mjeran,qe nuk di se cfare te drejtash te ka dhene Kushtetuta dhe qe te gjitha klikat sunduese i kane shkelur me kembe dhe ty te kane lene ne mes te kater rrugeve pa asnje ndihme per jetese!
Nga qe je i tille,ti i lepihesh sundimtarit,qe jo vetem nuk i kerkon te gjitha te DREJTAT E MOHUARA,por mjaftohesh vetem me nje lemoshe,qe edhe ate ai nuk do ta jape para se te vdesesh!!!
Cfare ligjesh duan te nxjerrin keta mashtrues?
A nuk i mjafton KUSHTETUTA E REPUBLIKES?
A nuk i mjaftojne STATUSI I USHTARAKUT?
A nuk i mjafton Vendimi nr.33/2010 i Gjykates Kushtetuese qe rrezon rillogaritjen e bere per te gjithe ne nga 2009-ta???
TURPI JU MBULOFTE JU DHE QEVERISE!!
Qe te shkruash(qofte dhe pa emer) duhet te dish ose se paku duhet te kuptosh ate qe lexon.
Ky projektligj o kolege qe dini vetem te shani dhe te zbrazni mllefin ka vetem nje objekt te caktuar. Eshte vetem per “debite” , ” borxhet” apo “detyrimet” e pa merituara qe deri tani vazhdojme t’i paguajme ne ” debitoret” qe na i ka hedhur me pa te drejte shteti ne kurriz.
Ju qe flisni per hallet e 25 vjeteve,qe flisni per lemosha apo dhe per Aktin famekeq Normativ, keni plotesisht te drejte nga kendveshtrimi tuaj por fatkeqesisht nuk e keni lexuar fare projektligjin ne fjale , i cili nuk merr persiper te zgjidhe gjithe problemet dhe hallet e medha te mbartura te ushtarakeve, nuk e anullon dot aktin normativ, por eshte nje perpjekje per te zgjidhur vetem hallin tone si “debitore”. Ne qe jemi “debitore”e ndjejme dhe e kuptojme sepse kemi 7 vjet qe jemi bere borxhlinj , pa i patur asnje lek borxh, askujt. Ju qe komentoni, me fyerje , me sharje dhe me urrejtje duket jo vetem qe nuk jeni “debitore”, por doni qe dhe ne koleget tuaj, qe jemi debitore te vazhdojme te paguajme akoma, vetem per faktin se nuk perfitoni gje JU. Kjo eshte e padrejte dhe nuk nderon asnjerin nga Ju “dijetaret” anonime qe nuk guxoni te vini emrin poshte komenteve tuaja.Na lini ne kolegeve tuaj “debitore” ta heqim qafe kete “borxh” qe prej vitesh po na merr frymen.Me zgjidhjen e problemit tone si debitore, ju qe komentoni as fitoni dhe as humbni gje, por mos u beni egoiste dhe mos na prishni pune ne. Kur te zgjidhet ky problemi jone, qe Ju nuk e ndjeni fare, vazhdojme “luften” sebashku, sepse problemet qe ngrini ju , jane dhe tonat. Vazhdojme te luftojme si te doni Ju, me cdo mjet demokratik, perfshi dhe protesten, por Ju qe jeni askushe pa emer dhe pa mbiemer nuk i sherbeni ceshtjes tone. Ju thoni: ” Kur nuk fitoj gje une, zjarri t’i bjere dhe kolegut qe ka 7 vjet qe paguan borxhe”.
Uroj te kemi sa me shume si ky “Lolua”, “i padituri”
“servili” etj, Hysni dhe sa me pak nga ju anonimet askushe, qe keni frike te vini emrin dhe mbiemrin dhe jo me te dilni ne protesta.
O ushkaraku debitor!
Ti nuk ke qene kurre ushtarak por nje DORDOLEC i veshur me rroba ushtarake!
Ai projekt ligji qe derdellit ti,qe hiqesh se e njeh,ty qe ne krye te poshteron duke te mos njohur padrejtesine e bere nga qeveria Berisha,ne shkelje te Kushtetutes,duke te quajtur “borxhli” o matuf dhe leket qe te kane mbajtur qe nga 2009 e deri sa te dale ligji askush nuk do marre gje!
Por edhe pasi ai te dale,te gjithe ata qe kane hapur procese gjyqesore(qe perbejne 90% te debitoreve) perseri nuk do marrin asnje lek!
Atehere perse na sherben ky palo ligj???
Ti dukesh qe je o servil i qeverise ose fukara nga trute!
Qeveria e majte duhet te ndreqe te gjitha padrejtesite qe na jane bere per 25 vjet e jo te na tallet me therrime!
Ne se ky ligj nuk merr persiper te zgjidhe te gjitha keto padrejtresi,atehere le te na e thote hapur se pse NUK PO E BEN kete hgje!
Se per ish te burgosurit i gjejne MILIARDAT keta QEVERITARET,PER T’U LEGALIZUAR falas SHTEPITE E NDERTUARA NE TROJE TE VJEDHURA,PER T’U FALUR BORXHET BIZNESEVE I GJETEN LEKET,PER T’U FALUR TATIMET DHE TAKSAT E PA PAGUARA TE BIZNESEVE I GJETEN RRUGET DHE MILIONAT ,POR VETEM PER NE USHTARAKET,kane ngecur ne hall te madh!
JO MORE QYL!
SE NE RADHET TONA KA DORDOLECE SI PUNA JOTE DHE QURRASHE QE KENAQEN ME PESHTYME,PRANDAJ EDHE TALLEN QEVERITE ME NE!
Te pakten tregohuni dinjitoze e mos pranoni therrime si keto qe tallet me cinizem kjo qeveri!
Harrojeni se PS-ja eshte partia e fukarenjve,aq me pak e ushtarakeve!
Edi Rama na urren ne aq shume sa nuk ka thene asnje fjale per padrejtesite ndaj nesh!
Ne jemi te persekutuarit politike te regjimeve fashiste,si resto e te persekutuarve politike ne socializem!
E paguajme ne qe kemi qene tere jeten ne male,ndersa keta politikanet e sotem kane qene shumica ne Tirane dhe bij tre ish bllokmeneve si Edi Rama etj!
ASNJE VOTE NE ZGJEDHJE PER PS-ne!
Asnje therrime nuk duam prej saj!
Nje kryeminister qe e ka cilesuar LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE si LUFTE CIVILE, doemos qe do te na URREJE EDHE NE, BIJTE E ATYRE PARTIZANEVE HEROIKE!
Te gjitha Shoqatat fantazem te Ushtarakeve ne Rezerve i kane tradhetuar interesat e ushtarakeve per 26 vjet rresht duke u bere pale me sundimtaret e radhes ne pushtet!
Eshte kjo arsyeja qe edhe sot ne menyre demagogjike vazhdojne te sajohen takime fallco me “perfaqesues” te ushtarakeve,qe vetem luajne rolin e dordolecit duke degjuar monologun me premtimet mashtruese te shtetarit te radhes!
Prandaj edhe i intervistuari i mesiperm arrin te deklaroje mbrockulla si keto:
-“Shoqata e Ushtarakëve të Tiranës, vlerëson faktin që kohët e fundit shumica qeverisëse po tregon përkujdesje dhe angazhim ndaj problemeve të ushtarakëve. Në këtë kuadër, qeveria ka hedhur hapin e parë, ka miratuar projektligjin për ushtarakët “debitorë” dhe e ka dërguar atë në parlament”.
Nje nenshtrim i hapur dhe servilizem i pa shoq ndaj nje qeverie qe, jo vetem nuk pranon shkeljet 25 vjecare te te DREJTAVE TONA KUSHTETUESE,per pension te parakohshem dhe pleqerie,pas daljes ne rezerve nga reforma ne ushtri per interesa shteterore,por akoma tallet duke permendur si pengese per demshperblim nenin 155 te Kushtetutes,qe nuk ka asnje lidhje me pensionet tona!
Ne se ministri Klosi eshte keshilluar keq nga vartesit e tij juriste dhe ne se bashke me qeverine e tij do te kishte vullnetin minimal politik per ta zgjidhur problemin,do bente mire t’i referohej jo nenit 155,por nenit 44 te Kushtetutes se Republikes qe thote:
-“Kushdo ka te drejte te rehabilitohet dhe/ose te zhdemtohet ne perputhje me ligjin,ne rast se eshte demtuar per shkak te nje akti,veprimi ose mosveprimi te paligjshem te organeve shteterore”!
Dhe padrejtesite e shtetit ndaj ushtarakeve kane filluar qe nga mos zbatimi ne asnje rast i Statusit te Ushtarakut i vitit 1991 e deri me sot,duke theksuar veprimin anti njerezor te qeverive Berisha-Nano,qe per 3 vjet rresht(96-98) nuk na dhane asnje lek pension!,duke shkelur keshtu nenin 52/2 te Kushtetutes se Republikes qe thote:
-“Kushdo,kur mbetet pa pune per shkaqe te pavarura nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete te tjera jetese,ka te drejten e ndihmes ne kushtet e parashikuara me ligj”!
Dhe ligji per ne eshte Statusi i Ushtarakut,por qe nuk eshte zbatuar asnjehere nga te gjithe qeverite!
Bile as VKM-te per kompesimin e bukes dhe dritave,si per te gjithe pensionistet edhe per ne ushtaraket ne rezerve,nuk na i kane dhene qe nga viti 1994!
As nazistet hitleriane nuk i kane lene pa ushqim roberit e tyre te luftes ne kampet e perqendrimit,sic vepruan sundimtaret tane kriminele ne keto 3 vjet dhe sot shteti hesht dhe tallet me ne pa piken e turpit e pergjegjesise morale e ligjore!
Mazhoranca e sotme gjoja e majte duhet te perfytyroje se cfare mjerimi i pllakosi familjet e ushtarakeve keto 25 vjet,kur ishin pa shtepi,pa te ardhura dhe nuk mund te merrnin kredi pa interes sipas Statusit te Ushtarakut,mjekime dhe ilace falas,pa mundesine financiare per shkollimin e femijve etj
E dime qe “barkngopuri nuk e kujton bark pa ngopurin”, sic thote populli,por perderisa sistemi politik qe u vendos ne fuqi pas 90-tes akuzoi per Diktature dhe Lufte Klasash sistemin socialist,kjo nuk nenkuptonte qe kjo Lufte Klasash te vazhdonte edhe me pas , por me kahje te kundert,duke kaluar nga KOMUNIZMI ne FASHIZEM!
Mazhoranca e sotme eshte mburrur se ka bere reformen ne pensione,por qe te ishte bere kjo ne radhe te pare duhet te shfuqizonte aktet ligjore dhe nenligjore qe ishin dhe jane ne kundershtim me Kushtetuten e jo te beje propagande boshe!
Vetem per pensionet e ushtarakeve jane hartuar Statuse,ligje dhe Akte normative pa fund,me qellimin e vetem qe te ulnin masen e pensionit tone,gje qe perben shkelje te te drejtave Kushtetuese dhe sidomos te PARIMIT TE SIGURISE JURIDIKE!
Shumica e ushtarakeve kane dale ne rezerve ne vitin 1993 dhe per ata jane te vlefshme vetem ato ligje qe ishin ne ate kohe ne fuqi !
Ligjet e mevoneshme do te ishin te vlefshme per ne vetem ne se do te permiresonin perfitimet tona e jo t’i ulnin sic ndodhi ne fakt!
Ne se shkelet PARIMI I SIGURISE JURIDIKE atehere behet i pa vlefshem i gjithe legjislacioni dhe te drejtat e njeriut kthehen ne fjale boshe!
Edhe rillogaritja e pensioneve tona qe eshte bere ne vitin 2009 sipas ligjit nr.10142 perben jo vetem shkelje te hapur te parimit te sigurise juridike ,por edhe mohim i shkeljeve kushtetuese te bera me pare kunder nesh!
Vetem nje urrejtje klasore mund te beje te mundur nje trajtim kaq mizor te shtreses sone te ushtarakeve ne rezerve duke i dhene shtetit te pas 90-tes natyren e nje shteti fashist!
Kthimi i sasise se pensionit te mbajtur qe nga viti 2009 e ne vazhdim nuk ka nevoje per asnje ligj te ri,por vetem zbatim te nenit 44 te Kushtetutes dhe vecanerisht te vendimit nr.33/2010 te Gjykates Kushtetuese qe thote se,
-“Ne asnje rast nuk lejohet qe te kryhet nje rillogaritje,qe do te conte ne perkeqesimin e situates pozitive ose ne cenimin e te drejtave tre fituara”!
“Neni nr.29 i ligjit nr.10142/2009 eshte i pajtueshem me Kushtetuten,me kusht qe dispozitat e tij te interpretohen si me siper”!
Cfare kerkon me teper se kaq qeveria socialiste qe te njohe shkeljet e bera ndaj nesh dhe te na ktheje te gjitha diferencat e pa paguara qe nga viti 1993!
Se ku do t’i gjeje leket qeveria,ka precedentet e saj te meparshem: dhenien e miliardave ish te burgosurve,ndonese shumica nuk kane qene denuar per politike,dhenien e qindra milioneve te faljes se gjobave te bizneseve,legalizimit falas te shtepive e pronave te shumta ne te gjithe Shqiperine te ndertuara ne troje te grabitur etj!
I kujtojme qeverise se nga pasuria Kombetare qe shteti i pas 90-tes trashegoi nga socializmi dhe qe pervec politikaneve,perfituan edhe fshataret token,shitesit fituan dyqanet dhe nxjerrin fitime te medha,shoferet -makinat,traktoristet -traktoret e kombajnat,puntoret e ndermarrjeve u bene aksionere etj,ndersa ne ushtaraket NUK PERFITUAM ASNJE QINDARKE NGA PASURIA KOLOSALE E USHTRISE,se ajo u grabit nga qeveritaret kriminele,ndersa ne na mbajne deri leket e bukes se gojes,duke u tallur se po na meshirojne duke na i falur gjoja si “borxhe”!
Jo,zoterinj sundimtare!
Ne ushtaraket ,ndonese jemi me te varfer se ju, jemi me dinjitoze se ju,ndaj nuk kemi nevoje per lemoshat tuaja!
Ne se nuk na jepni te drejtat qe na takojne me Kushtetute , nuk do pranojme te na tallni!
Lemoshat mbajini per vete,meqenese i pasuri kurre nuk ngopet me pasuri!
Shume te sakta dhe te drejta i ke thene te gjitha shkeljet qe na jane bere!
Te gjitha qeverite kane qene kunder ushtarakeve,prandajne mbajne te njejtin qendrim armiqesor!
Si duket duhet te kene marre ndonje urdher nga ndonje REGJIZURE PERENDIMORE qe te na trajtojne si ROBER LUFTE!
Eshte e habiteshme qe per kete padrejtesi te madhe tek buka e gojes ushtaraket nuk po komentojne apo replikojne ketu!
Apo mos valle moderatori u ben qethje komenteve te tyre per te krijuar idene se ushtaraket nuk kane ankesa ndaj qeverise dhe se e pranojne skllaverimin e tyre 25 vjecar?
Veshtire te besohet!