Konfrontim i armatosur mes forcave azere dhe armene për Nagorni-Karabahun

Elton Tafaruci

Konfrontime me intensitet të lartë kanë nisur në mënyrë të pazakontë mbrëmjen e djeshme dhe po vijojnë edhe sot midis forcave azere dhe armene përgjatë vijës së kufirit në Nagorni-Karabah, u njoftua sot nga Bakuja dhe Erevani.

Sipas palës armene, Azerbajxhani nisi dje në mbrëmje një sulm intensiv në kufirin e Nagorni-Karabahut me praninë e tankeve, të forcave të policisë, artilerisë dhe helikopterëve, ndërsa forcat separatiste në Nagorni-Karabah, të mbështetura nga Armenia, kanë qëlluar një helikopter duke i shkaktuar humbje të rënda palës kundërshtare.

Azerbajxhani e ka përgënjeshtruar menjëherë këtë version, duke siguruar se asnjë helikopter nuk është rrëzuar dhe se forcat e tij i janë përgjigjur vetëm sulmit të palës armene me artileri të kalibrit të rëndë dhe granata hedhëse të mëdha.

“Të dyja palët bëjnë me dije se luftimet po vijojnë edhe ditën e sotme, në krahinat Khojavend-Fizuli dhe Agdere-Terter-Agdam”, sipas Azerbajxhanit.

Nagorni-Karabah është një rajon i cili shtrihet në Azerbajxhan, një zonë e populluar në kohën e Bashkimit Sovjetik me shumicë armene. Në fillim të viteve 1990, separatistët armenë të mbështetur nga ana e Erevanit, arritën të marrin kontrollin gjatë luftës ku u regjistruan 30 000 të vdekur.

Buxheti i mbrojtjes i Azerbajxhanit është më i madh se buxheti i shtetit i Armenisë.

Share This Article
1 Comment
  • Nuk e kam idene ku ndodhen keto vende.Eshte e mire e lajm shkruesit te botonte edhe nje harte me rajonet e perfshira ne konflikt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *