Rama: Gati të investojmë në Himarë, që të vij me Koçon për të kaluar pleqërinë

Elton Tafaruci

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Himarë, ku ka prezantuar programin e e zhvillimit për fshatrat e Bregut, Vunoin, Qeparoin, Dhermiun.

Duke folur për investimet në turizëm Rama theksoi se është I lumtur për zonën ku ndodhet sepse është nip i saj. Madje kreu i qeverisë, tha se në një pleqëri do të dëshironte të kalonte ditët në Vuno.

“Si  nip nga Vuoni jam në të drejtën time që kësaj toke ti krijohet mundësia të rilulëzojë dhe në pleqërinë që afrohet dhe mua dhe Koços dhe të tjerëve që janë mirëpritur të na krijohet mundësia të vijmë dhe të na kujtohet hapësira aty sheshi I vogël afër lapidarit ku pleqtë mblidhen dhe flasin për hallet e botës”

Plani zhvillimor i Bregdetit të Jonit nis me pastrimin e asaj që kryeministri Edi Rama e quajti “xhungël” me 11 mijë hektarë tituj të rremë pronësie.

“Janë 11 mijë hektarë tituj të rremë pronësie të zhvendosur nga pronarët legjitime tek pronarë të supozuar, që do t’i rikthehen qoftë shtetit qoftë njerëzve legjitimë, ashtu sikundër do t’u rikthejmë të gjithëve një territor të zaptuar nga çibanët”, deklaroi nga fshati Vuno, kryeministri Rama.

Share This Article
5 Comments
  • PLEQERINE EDI RAMA DUHET TA KALOJE NE TIRANE NE MES TE BETONIT DHE ASFALTIT DHE JO NE SURREL TE DAJTIT DHE AS NE VUNO TE KOLEKES DHE KOCOS SI NJE NDESHKIM PER EGOCENTRIZMIN E TIJ PER TE FITUAR LEKA NE DEM TE MJEDISIT.

    Nje Kryeminister eshte zgjedhur per te zhvilluar vendin dhe per te cuar perpara GDP-ne dhe jo per te treguar perralla mallengjyese me Vuno dhe Kokedhima si nje egoist egocentrik i NICES qe jashte “UNI-T” nuk njeh Bote tjeter.

    Prandaj pyetja reale per Edvin Romantikun eshte:

    Mire ti o Edi Rama e zgjodhe te shpetosh ne pleqeri koken dhe familjen ne Vunone e Himares, por brezi i ri i shqyptareve ku do ta gjeje shpetimin nga betoni dhe asfalti i Rilindjes tende ne nje kohe qe po e le shtetin me tregues ekonomike si te nje fisi prej Afrike ZULU?

    • Rinine me Dash Pezen dhe pleqerine me Koco Kokedhimen. Po me gruan dhe femijet kur do te mblidhet mavriu???!!!

  • Edi, me pelqejne shume keto qe thua sidomos kur ngre problemin e 11 mije hektareve te vjedhur. Te rekomandoj qe thuaje vetem nje here kete gje, ndersa kur ta realizosh , thuaje sa here te duash. Atehere edhe ne do kenaqemi qe te na e kujtosh qe e bere. Dhe do shikosh pastaj se si do jeni perkrahe ty dhe partise tende!

  • Keshtu na e pordhi edhe TOSI qe kur te delte ne pension do jetonte ne Sarande…
    Prandaj e betonoi !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *