“E di vetë Luli”

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Rruga e mundimshme e një kompromisi të parealizueshëm. Dje z. Rama e bëri “detyrën”. E vura në thonjëza jo për ta injoruar si veprim diplomatik. Me atë pjesë jemi në rregull. Por Kryeministri e di më mirë se realisht është e pamundur. Si për ta ilustruar, u fut në valle vetë doktori me fjalët: “E di vetë Luli”. Po cili Lul? I madhi apo i vocrri? Për këtë të dytin jemi të qartë. Ai lindi si një sajesë pa asnjë vlerë e ashtu do të shkojë. Problemi qëndron tek ky i madhi që nuk po kujtohet as qielli për ta hequr qafe. Gjithsesi mendoj se mundimet e vërteta po i heqin njerëzit e thjeshtë e veçanërisht ata që kanë fatin e keq të trokasin në dyert e drejtësisë. Qeveria edhe nën trysninë e jashtme është qartazi më në favor të reformës. Por a mjafton? Është si të ngopesh me lugë bosh. Po ç’mund të bëjë qeveria e mazhoranca? Siç e thashë në fillim, se përveç efektit moral te qytetarët për përpjekjet e saj, duket gati e pamundur një marrëveshje që prej dekadash nuk është mbërritur. Edhe në një apo dy raste të ndodhura në gjithë këto vite ishin më shumë për keq se për mirë. Si qytetar e si njeri që kam pasur punë në pushtet të gjyqësorit marr guximin t’i bëj një sugjerim a kërkesë kësaj qeverie. Ju lutem shumë, bëni të pamundurën duke luftuar korrupsionin në organet shtetërore e mos na torturoni duke na dërguar në ato dyer. E dimë që është e vështirë e po ashtu dimë edhe përpjekjet për ta luftuar, por sot për sot është e vetmja ndihmë që mund të na jepni. Sa për marrëveshjen me Saliun, them që t’ia lëmë në dorë qiellit! Profeti

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *