Gruevski: BDI s’është larguar nga qeveria, do zëvendësojë ministrat

Dita

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski deklaroi sot se BDI-ja nuk e ka lëshuar qeverinë, por thjeshtë do të bëjë zëvendësimin e kuadrove.

“Nuk jam takuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, por kjo nuk nënkupton se nuk do të takohemi. Nuk është e saktë se në Qeveri kanë ngel vetëm VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja, në Qeveri gjendet edhe BDI-ja, aq sa jam i informuar, ajo parti do të bëjë zëvendësimin e kuadrove, ndaj të cilës gjithsesi ka të drejtë” deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përcjell t.sot.

Dy ditë më parë, BDI bëri të ditur se kishte tërhequr të gjithë ministrat nga kabineti qeveritar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *