Administrata amerikane synon të rrisë numrin e forcave speciale amerikane të vendosura në Siri, që aktualisht janë rreth 50, njoftoi sot një përgjegjës i lartë amerikan.
“Asgjë nuk është vendosur për momentin”, theksoi ky përgjegjës.
“Bëhet fjalë për të bërë më shumë atë që bëjmë aktualisht”, shpjegoi përgjegjësi amerikan, pa përcaktuar numrin e ushtarëve që do të dërgohet.
Rreth 50 ushtarë të forcave speciale që tashmë ndëdhen në terren bëjnë lidhjen mes grupeve të armatosura siriane, që luftojnë grupin Shteti Islamik në verilindje dhe forcave të koalicionit.
