Kthim tek vrasjet e 2 prillit

redaktor

Lulzim Basha, i njohur si shefi de jure i pëdëistëve, këtë 2 prill, ishte në qytetin e Shkodrës. Për të përkujtuar një vrasje të katërfishtë, ndodhur 25 vite më parë, atëherë kur gjërat po ndodhnin me një rrokullisje të habitshme, por të pritur.

Nuk dua të futem në ngjarjet e 2 prillit të vitit 1991. Kjo është bërë nga të tjerët, është bërë edhe në disa shkrime të miat, vite më parë, por edhe vitet e fundit, e tani, rrëfimi në DITA, nga zëvendësshefi i policisë së kohës, po risjell edhe një herë ngjarjet e asaj dite.

Për mua, që në krye të herës , ka qenë e njohur dora që i qëlloi dhe, kur Emin Musliu, ish deputet i PD-së , në krye të Komisionit parlamentar kuvendor, cilësoi se vrasjet nuk ishi bërë nga policia, por me armë të tjera, kjo nuk ishte asgjë tjetër, veçse konfirmim i asaj që kisha ditur.

E dija se ku kishte qëndruar Azem Hajdari me 1 prill, në shtëpinë e cilit njeri, që e kisha mik edhe unë, si shokë gjimnazi; e dija edhe se çfarë kishte ngrënë, si kishte ikur pas mesnate i veshur me rroba grash në sediljen e pasme të një makine etj.

Nuk ka më kureshtje për ngjarjen, sepse ajo edhe nga vetë PD-ja e Berisha është qartësuar, duke e akuzuar Azem Hajdarin si njeriun që qëndronte pas vrasjeve.

E dija përse fëmijët e liderëve të PD-së nuk i kishin dërguar fëmijët asaj dite në gjimnazin e tyre, përse ishin fshehur Arbnori, Spahia, kush priste në morg dhe nuk lejoi ekzaminimin e trupave të ndjerë,  e dija përse atë ditë të 2 prillit do të digjej ish Komiteti i Partisë, që veç të tjerave , kishte dosjet e stërmëdha të 45 viteve.

Dhe si unë, këtë e dinin shumë vetë.

I habitur jam me paturpësinë e një lideri – de jure gjithnjë – që, duke qëndruar vetë pas katër vrasjeve në një demonstratë shumë më paqësore dhe e qetë se ajo e 2 prillit, vjen tani e flet për demokraci, pikërisht në atë shesh, ku me porosi të shefave të tij, thjeshtë për të marrë pushtetin, vranë ato që u zuri dora, me përjashtim të Arben Brocit, që e kishte pritur këtë, dhe ishte si të thuash, dëshmi e një vrasje të paralajmëruar.

Thonë se vrasësi kthehet përsëri në vendin e krimit. Nuk e di në sa vende do të duhej të kthehej Berisha, e pas tij edhe Basha, pasi, gjëmat që kanë sjellur janë jo vetëm në Shkodër, por, për fat të keq, që nga Tropoja e deri në brigjet jugore që desh i falën, përsëri për pushtet.

Ndërsa shikoja përmes kanaleve TV pamjet e Bashës në Shkodër dhe dëgjoja fjalët e tij, e para gjë që më erdhi në mendje ishte, “si nuk ka turp”, por pastaj mendova se, kur je pjesë e krimit politik një herë dhe e pranon këtë, e ke lehtë të bësh edhe komedianin vrasës.

Kur dëgjon të flasë për lirinë, demokracinë, prosperitetin, ndershmërinë, një njeri, i cili , si pak kush, ka mbi vete gjithë të kundërtat e tyre, të vjen ndot.

Natyrisht opozita në çdo vend e kërkon pushtetin.

Kjo është e para, ndoshta e vetmja opozitë evropiane, e cila, që ditën kur u formua, e kërkoi dhe e kërkon pushtetin përmes vrasjeve, territ dhe poshtërimit.

Lereni të qetë Shkodrën.

Kurbanizimi i saj për hir të pushtetit, nga kushdo qoftë, vetëm hap plagë të reja, kur ende nuk ka mbyllur të vjetrat.

Mjaft, edhe kaq është tepër.

 

Bedri Islami / DITA

Share This Article
18 Comments
  • Enver Hoxha vrau dhe masakroi qindra mijra njerez te pafajshem per 50 vjet me radhe dhe sot mbahet nga Kuvendi i Rezilit si HERO kombetar nga edvini dhe Likja

    Gramoz Ruci vrau 4 djemt e Shkodres me 2 prill me banditet e tij dhe i shpetoi Drejtesise me finte enveriste

    Sali Berisha vrau me Lul Bashen me 21 janar dhe te dy i jane fshehur Drejtesise si PUSHTA kriminele

    Fatos Nano vrau nje kalimtar me makine dhe e hodhi si qen ne kanal te gjalle duke ja mbathur nga vendi i krimit si frikacak ordiner per t’i shpetuar Drejtesise,

    prandaj o enveristi Bedri Islami:

    PSE DUHET TE LIHET E QETE SHKODRA, POR EDHE SHQYPNIA ME GJITHE KETA VRASTARE DHE KRIMINELE ME PUSHTET TE PARTISE SE PUNES KUR KERKON T’I BASHKOHET BE-SE ANTIKOMUNISTE DHE DEMOKRATIKE?

    • Ore trap intelektual halesh ! Mos te ka treguar gje jot eme ty qe Ruci i vrau ata djemt e Shkodres ? Cfare je ti pleh stanesh qe ben profetin dhe kryegjykatesin per ngjarje qe s’iu dihet e verteta ? Apo keshtu ngushellon veten si njeri i mjere qe s’te pershendet njeri as ne shkallet e pallatit ? Dhe keshtu beson se ke njefare ” vlere ” thjesht duke vjellur vrerin qe te pershkon gjithe trupin dhe mendjen ?

      • Kryegjykatesin Gramoz Rucit ja kane bere SHBA qe i mballosen pasaporten socialiste me vule te zeze duke e damkosur si nje kriminel vrastar, njesoj si te gjithe krimineleve qe ju refuzohet viza per ne kete vend te Demorkacise Maksimale.

        prandaj:

        Mbylle squpin e qelbur te enveristit se te vjen era fanatizem dallkauk allogjik duke pare vrastaret me pushtet te Partise se Punes si i kane shpetuar Drejtesise, si nje asnje vend tjeter te Evropes,

        sepse:

        KRIMINELI GRAMOZ RUCI ESHTE NJESOJ SI SALI BERISHA DHE TE DY JANE NJESOJ SI TE GJITHE PUSHTAT VRASTARE QE LA PAS ENVERI DHE PARTIA E PUNES.

    • O intelektuali i Love L… Po,birishi e pas tij kulishi, pse si zure ne goje?! Shrige!
      Gramozi Vajti ne ato dite terrori ne shkoder,(Saliqi yt zgurdulloj syrin nga habia…!), edhe sic e din te gjithe shqiptaret,vec teje,e u perball me gjykaten dhe i sfidoj ballas,po,nejse ti ke vite syplasur, moj “hanko shkope” e selmanit te dhenve….

  • O SHOKU BEDRI,

    AI QE MBRON SISTEMIN KOMUNIST KRIMINAL, ESHTE EDHE VETE BASHKEPUNETOR NE KRIM, DHE SI PASOJE KRIMINEL.

    KRIMINELAT, DIHET KU E KANE VENDIN.

  • Jan leshuar zagart per te mbrojtur nje qen sic eshte ish sekratari i komitetit te partis Tepelen si dhe minister i mbrendeshem i partis punes.Megjithse zagar qe u kan rene dhembet tani vetem bejn gam gam kta ish sekretar partie fshat me kater klas.

  • Gazetari investigativ Mero Baze sot ne TEMA ka publikuar nje shkrim qe perpiqet te zbuloje te VERTETEN. Ai ka treguar:

    “Gramoz Ruci ishte me trim se Lulzim Basha dhe se Sali Berisha, sepse shkoi vete dhe u paraqit me guxim ne gjykate.”

    Me pas ne llogjiken e tij te shfajsimit shton:

    “DY ZV.MINISTRAT KRIMINELE U GJENDEN FAJTOR, POR MINISTRI I TYRE I DOLI I PASTER?!”

    Kush i ha keto dengla? Po pse zv. ministrat jane fajtore per vrasjet dhe ministri i tyre qe ne baze te ligit dhe Kushtetutes duhet te mbaje pergjegjesine e vartesve te tij sidomos kur fjala eshte per urdher ekzekutimi me arme zjarri, pra ministri Gramoz Ruci del i pafajshem dhe te gjithe enveristet ne TEMA kane kercyer zgupthi nga ky percaktim i Mero Bazes qe i ngjan percaktimit te Enverit do vite me pare kur Bota e akuzonte per vrasjet makaber te popullates:

    FAJIN E KA MEHMETI SE UNE PER VETE NUK DI GJE!

    Kush i ha keto dengla? Do te kelthiste gjithe Bota Demokratike duke lexuar kete shkrim te gazetarit investigativ Mero Baze, qe sheh diten e diellit ne median tone amatore dhe e ka bere te mundur heshtja idiote qe vjen nga Shoqeria Civile shqyptare krejt e pjerdhur nga frika e represionit komunist sic ka mbetur qe nga Koha e Qepes e Partise se Punes.

    Kush i ha keto dengla? Sepse krimineli Gramoz Ruci ka nje vule te ZEZE amerikane ne pasaporten e tij per jashte shtetit dhe viza e SHBA u refuzohet vetem krimineleve me vule ne balle sic eshte edhe deputeti vrastar dhe i padenuar i Edvinit, qe midis te tjerash mblodhi shume elozhe nga Kongresi Socialist bashke me vrastarin tjeter ordiner Fatos Nano, si nje REZIL i politikes sone kombetare.

    Nga intelektuali

  • Kam pasur dhe kam respekt per fjalen e z.Bedri,pasi ajo permban gjithmone ivenstigativen e prekeshme shoqeruar me nje analize me kulture profesionale.
    Dhe ne kete teatrin tone te Azise mesjetare,vendosur ne Europe,ku jane lozur te gjithe llojet e krimeve nga ato me ordineret,deri ato me makabret,krime kunder nje kombi europian dhe popullit prej shekujsh ndyre te neperkembur,dhe qe vazhdojne tani e pa trazuar nga ndragheta monstruoze, banda vicidolase,media jone duhet te kish shume gazetari investigative.
    Por ndodh e kunderta,gazetaret apo emertojini si te doni,jane nje alter ego e mentalitetit oriental:
    Vendosin bythet mbi shiltet e ngrohta te karriges se zyres apo studiove me surreter pereth qe i jane merzitur dhe shtepive te tyre dhe fillojne pambarimisht me na ishte dhe cna ishte,duke e zgjatur status quo-n,ku mafia e medias dhe krahas saj mafia katundare vicidolase,nen bekimin e jurisprudences dhe frikacakllekun e pushtetareve e shtyjne ne pafundesi kete letargji te shemtuar vuajtje te ketij mileti.
    Dhe kam pasur shume respekt per popullin shkodran,qe ka rrezatuar gjithmone kulture,qe ka ndricuar kombin dhe me tej.
    Por ka vite qe jam shokuar,dhe vazhdoj te shokohem kur shoh,qe ky qytet dikur hijerende europin, vazhdon te prezantohet si nje puthadores i verber i nje ish sekretari partie i dale nga kulla e erret me te gjitha veset,qe mund te permbaje nje qenie e gjalle,kur kane pesuar kaq shume nga banda e tij,me karnavalen topalli ne te.
    Cuditerisht ata zgjodhen perseri kryetaren e bashkise,nga kjo bande.
    Si ka mundesi qe popull nga ky qytet del dhe sot dhe vazhdon te rrije,poshte kembeve te nje marionete ereshume te Saliut.
    Cfare lloj mutacioni malinj ka ndodhur ne genin shkodran?A thua qe shtypja komuniste mbetese,qe ka bere kete lloj denatyrimi?.
    Apo mos demografia e ndryshimit te imponuar,ku moria e shaljaneve te desantuar ne kete qytet,e kane perdhosur ne menyre te pa riparueshme qytetarin dhe kulturen e atij qyteti.
    Mendoj z. Bedri, se e keni njohjne dhe aftesine, te na jepni nje permbajtje te vertete te kesaj metamorfoze qytetarie ne shajlanizem dhe kultur ngrenese,ne nje shkrim tuajin.

  • Ate qe ka bere Gramoz Ruçi me vajtjen ne Shkoder vete, nuk ka burre tjeter ta beje , jo vetem ne ato kohe te turbullta , por as sot. A ka sy e surrat Lulezim Basha per 21 janarin?!

    • Arroganca e Gramoz Rucit si vrastar i pacipe qe debilet dhe dallkauket fanatike e komentojne si nje guxim qesharak nuk i heq DAMKEN nga fytyra e tij e keqe se ka vrare 4 djemte e Shkodres

      prandaj:

      edhe SHBA ja kane mballosur pasaporten me nje vule te ZEZE,

      prandaj:

      edhe djali i tij eshte kopje tipike e Babait nje vrases ordiner.

  • Shook Bedri
    Per fat kam gene deshmitar i ngjarjes edhe sa per info
    ate dite si nxenes te shkolles Jordan Misja ne radhe te pare perpara komitetit ishin femijte e atij qe ti e quante dyshimte Ali Spahia
    Bardhi, djali i Aliut , Miri -nipi i Aliut , Une -Rezart Spahiu -origjine nga Gjirokastra EDHE shume e shume te tjere
    Eshte nje mrekulli qe ne demi akoma gjalle nga ajo dite katastrofe
    Po kur thua qe ato lideret e PD I MBAJTEN FEMIJTE E VET te mbrojtur me duket se sikur padashje dizinformon
    Kaq makiavelist paska ene Ali Spahia edhe Pjeter Arbnori sa edhe gjakun e tyre do te sakrifikonin per cfare ?!
    Kapital Politik !
    me respekt nje qe ka qene me fat te mbijetoje nga dhuna edhe plumbat
    REZART ZAGOLL SPAHIU

  • Shyqyr qe ke shpetuar shendosh z.Rezart, nuk dua ne asnje menyre te replikoj me ty por ai qe i ka vra ka dit se ke te vrasi dhe mos haro nje gje, nuk e linte Saliu 2 prillin e simvjetshem pa e shfrytzu por po e kupton qe po i zbulohen petet lakrorit, thone nga gjirokastra

  • Me pelqen ky fare i vete quajtur intelektuali qe cdo muti i del luge dhe iqet ekspertet. Besoj se ky do jete nga ajo race qe cdo fuksionari te sistemeve tju kete qendruar pas i gashem tju pastroni b… sa here i zene diareja
    pasaj vjelle ate qe ka ngrene.

  • Me pelqen ky fare i vete quajtur intelektuali qe cdo muti i del luge dhe iqet ekspertet. Besoj se ky do jete nga ajo race qe cdo fuksionari te sistemeve tju kete qendruar pas i gashem tju pastroni b… sa here i zene diareja
    pasaj vjelle ate qe ka ngrene. E sa per ty Mark shpellari nuk ke goje te zesh ne goje emrin e Z Bedrise e ndoteni se ate qe ka bere ai per kombin ju si fis me kucke e macke se beni dot se jeni bijte e serbise dhe vllezerit e dhendrit te tyre kriminelit Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *