Policia në Kukës, 94 gjoba dhe patenta të hequra në 48 orë

Elton Tafaruci

Policia e Shtetit ka vijuar edhe këtë fundjavë me planin për rritjen dhe forcimin e parametrave të sigurisë rrugore, ku gjatë 48 orëve në qarkun e Kukësit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 6 persona dhe janë vendosur 46 gjoba.

Gjatë kontrolleve të policisë rrugore, janë pezulluar 48 patenta, konkretisht:

38 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në tunelin e Kalimashit

5 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit

5 leje drejtimi të tërhequra për dhënie mjeti për drejtim personave qe janë të pa pajisur me leje drejtimi

54 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese dhe u dërgua për gjykim në OASH-KUKËS.

Gjobat u vendosën për shkelje të ndryshme, kryesisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të makinës.

Uniformat blu bllokuan gjithashtu edhe 12 automjete për mungesë dokumentacioni.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *