Parandalohet vrasja në Laç, arrestohet 65-vjeçarja me 175 fishekë

Elton Tafaruci

Policia e Kurbinit ka parandaluar një ngjarje të rëndë në Laç, duke arrestuar një 65-vjeçare.

Në pranga ka rënë Dave Dedgjonaj, e cila po konfliktohej me shtetasin me iniciale S.Ll për motive të dobëta. Policia thotë se ndërhyri në momentin e duhur, pasi konflikti do të përshkallëzohej deri në vrasje.

64-vjeçarja Dave Dedgjonaj u arrestua në flagrancë dhe u shoqërua në komisariat ku do të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Gjatë kontrollit të të arrestuarës, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë me fishekë në fole si dhe 175 fishekë të tjerë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *