Për Krujën dhe Drejtorinë e Rrugëve

Dita

Dita, përshëndetje! Ju shkruaj me shpresë që këto rreshta t’i lexojnë ata të drejtorisë së rrugëve për të vazhduar ato punime që filluan para një muaji në rrugën Krujë-F. Krujë. Me mendjen e tyre kjo ndoshta nuk është një kohë e gjatë, por dua të theksoj që këto gërmime që kanë bërë në këtë rrugë rreth 11 km e gjatë, e kanë prishur atë më shumë se ç’ka qenë. A presin që këto punime të inagurohen me kurbane aksidentesh? Janë disa probleme që dalin. E para, gropat që janë hapur janë burim i madh për aksidente dhe e dyta, Kruja është shumë e frekuentuar nga vizitorët e shumtë. Nuk e kuptojmë se pse zgjaten punimet, këto vonesa janë të pajustifikuara. Krutani

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *