BE thërret urgjent delegacionet e Kosovës dhe Serbisë

Elton Tafaruci

Me ftesë të Bashkimit Evropian, delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri u nis të Dielën drejt Vjenës për të marrë pjesë në takimin urgjent i thirrur nga BE, ku do të disktutohet  në lidhje me njohjen reciproke mes dy shteteve, Kosovës e Serbisë, të çertifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR (the European Agreement concerning the International Carriage of Dangerous Goods by Road).

Në delegacionin e kryesuar nga ministrja Tahiri është edhe Hykmete Bajrami, ministre në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë për Dialog, përpjekjet e BE-së për zgjidhjen e çështjes për njohjen reciproke të çertifikatave ADR janë në përkrahje të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit për tregtinë e lirë mes dy shteteve të arritur në vitin 2011 dhe në pajtim me parimet e CEFTA-në.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *