Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmbysi ditën e djeshme shekuj të tërë urtësie dhe mençurie popullore, duke pranuar në një konferencë shtypi se dështimi – një rezultat që tradicionalisht është menduar si i papranueshëm kur ndërmerr një projekt apo një detyrë- mund të jetë gjithnjë e më tepër një alternativë e pritshme në vend të suksesit.
“PD nën drejtimin tim mund të ketë sukses, por edhe të dështojë, ç’të keqe ka në këtë mes?”, deklaroi Basha kur u pyet për rezultatet e partisë nën drejtimin e tij.
Ky qëndrim shënon një moment reflektimi dhe përmbysjeje të psikologjisë jo vetëm të udhëheqësve, por gjithë shqiptarëve.
Ja ç’thotë politologu Tuç Maku:
“Në shekuj, gjithmonë shqiptarët i kanë mësuar brezat pasardhës të përpiqen, të luftojnë me çdo kusht deri në fitore. Por me faktet e reja, po del se kjo nuk është më e vërtetë. Jo vetëm tek zoti Basha, por në përgjithësi, dështimi po dominon si opsion në psikologjinë popullore. Tashmë qytetarët kanë çdo shans që në përpjekjet e tyre të përditshme të ndalen një moment, të shohin në sy vështirësitë dhe pengesat drejt një të ardhmeje më të mirë dhe të thonë: Në dreq shkoftë, s’ja vlen barra qeranë”, theksoi Maku.
Me deklaratën e tij, Basha zgjeroi horizontet jo vetëm të elektoratit, por edhe të strukturave partiake që deri tani ishin të detyruara të jepnin 110% të mundësive të tyre për ta çuar partinë drejt fitores elektorale.
Por jo më.
Në javët e ardhshme, pritet që PD jo vetëm të mos japë maksimumin, por të zbresë deri në 30-40% të performancës së vet, e qetë se edhe nëse nuk fiton, ka një opsion tjetër të garantuar: Dështimin.
“E mo pse, s’u permbys dynjaja”, perfundoi Basha.

LULI, e parandjen se humbja eshte e sigurt ne çdo kohe qe te behen zgjedhjet sepse:1-Ai nuk ka kauze,program,vizion ndryshe nga Saliu.2.Dy humbjet tadhazi jane goditje brinje-me-brinje per të,Saliun,PD.3.Dihet se pd eshte parti e shkaterrimit e jo ndertimit.4.Nqs PS+LSI nuk do te perçahen humbja eshte e sigurte edhe pas 2o vjetesh.5.Sajesa per te goditur Meten me KEZ,Doshin-deshtuan.6.Sajuan DEKRIMINALIZIMIN me çeshtjen Strazimiri e kerkojne ta bejne qimen-tra.7.Ju turren TAHIRIT per ta hequr,por deshtuan,Rama nuk beri asnje ndryshim ne qeveri,ndonse Meta beri levizjen i pari,por “Nipi biroist”nuk degjoi nga ai vesh,hallall buka e ANES..! Keshtu,Luli ka ngel veç te kakarisi si gjeli maji plehut e te thot permendesh ato qe i dikton Saliu,e ky i qendron si HIJE pas,duke e marr perdore ne çdo takim te SHQUPI
Shume mire e paska pas basha. Edhe humbja, edhe fitorja esht ne tave. Ka harru me vu dhe barazimin, dhe kompletohet
Po mire ky Tuh Noxha qe citohet me larte, eshte ai personazhi tek “Toka jone”. Me beri pershtypje emri dhe nga kuriozitet , pa nuk pashe se ka thene ndonje gje te madhe.