Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan u shpreh ”i shqetësuar” nga deklarata e bërë dy ditë më parë nga presidenti amerikan, Barack Obama që denonconte vijën politike të Erdogan-it në fushën e lirisë së shtypit në Turqi.
“Jam i shqetësuar nga fakti se këto komente janë bërë në mungesën time”, deklaroi Erdogan për median turke në Uashington, ndërsa përfundon vizitën e tij në SHBA. Këto çështje nuk janë trajtuar në axhendën e bisedimeve me Obamën.
“Nuk kemi folur për asnjë çast për këtë temë. Në bisedat e mëparshme telefonike kemi diskutuar çështje më etike se liria e shtypit”, shtoi ai, cituar nga disa gazeta, duke përfshirë të përditshmen “Hurriyet”.
Obama i cili u takua kokë më kokë me homologun turk deklaroi dy ditë më parë se nuk është më sekret, pasi për të ekzistojnë disa dinamika mjaft shqetësuese në Turqi

Eshte si pune leshi i mbeshtjelle qe nuk i gjendet fija kjo puna e lirise se shtypit. Sa i lire eshte shtypi sot ne bote?
Edhe komentet ne keto blogje nuk jane te lira por fshihen sa te hapesh e te mbyllesh syte, kur ato bien ndesh me te fuqishmit e katundit, te shtetit, te mafias te oligarkeve
PERPARA ERDOAN.