Treni del nga binarët, dy të vdekur e dhjetëra të plagosur në SHBA

Dita

Një tren në jug të Filadelfisë së SHBA-së ka dalë nga binarët. Të vdekur deri tani janë raportuar dy persona dhe dhjetëra të tjerë të lënduar, raporton BBC.

Treni i kompanisë “Amtrak 89” ishte nise nga Nju Jorku drejt Savanës në Gjeorgjia kur ka goditur një ekskavator derisa bartej nga një kamion në Chester.

Sipas informacioneve të para, në bordin e trenit ndodheshin 341 pasagjerë dhe shtatë anëtarë ekuipazhi.

Që të gjitha shërbimet e “Amtrak”-ut në linjën Nju Jork-Filadelfi janë pezulluar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *