Politikani serb Vojislav Sheshel nuk do të shkelë në tokën kroate për 20 vjetët e ardhshme ose përndryshe do të arrestohet nga organet e rendit.
Ministria e Brendshme e Kroacisë ka vendosur një ndalim prej 20 vjetësh për Sheshel-in, shkruan e përditshmja kroate Jutarnji List.
Ndalimi i Sheshel-it pasi ai u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, është bërë me Ligjin për të Huajt.
Siç shkruan “Jutarnji List” ligji parasheh që “ndalohet hyrja dhe qëndrimi i të huajve kur vërtetohet se ai person përbën një kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare”.
Ligji përcakton se ndalimi nuk mund të jetë më i shkurtër se tre muaj, ose më i gjatë se 20 vjet.

Te njejten gje duhet te beje dhe kosova me kete egersire por me shume ata ta bejne per jete te mos hyj atje.