Xhaka përfundon pezullimin, kthehet në fushë me Baselin

redaktor

Taulant Xhaka është rikthyer në fushë me Baselin, pasi e ka shlyer pezullimin prej 5 ndeshjesh teksa u pa në fushën e blertë nga minuta e parë në sfidën me Jang Bojsin e vendit të dytë.

Skuadra e mesfushorit shqiptar fitoi me rezultatin e pastër 2 – 0, duke e dërguar në 17 pikë diferencën me kundërshtarin e djeshëm, që kishte në fushë për 90 minuta mbrojtësin Florent Hadërgjonaj i cili u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 87-të.

Veç Xhakës, në Superligën zvicerane luajti edhe Veseli, teksa Lugano e tij u mposht me rezultatin 0 – 6 nga Sioni.

Humbje edhe për Kamberin e Tarshajn që u aktivizuan me Grasshoper që u mposht në transfertë nga Thuni me rezultatin 2 – 1. Kamberi e nisi ndeshjen në formacion, ndërsa Tarashaj u aktivizua në minutën e 75-të. Për Brahimin e Pnishin nuk kishte asnjë minutë në fushën e blertë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *