Kryeministri Edi Rama ka shpallur këtë të hënë, në një takim të posaçëm nisjen e fazës së dytë të aksionit kundër informalitetit.
Në fjalën e tij, Rama ka shprehur bindjen për suksesin e këtij operacioni, duke parë fazën e parë të tij, që solli sipas tij “rezultate të prekshme”.
Shefi i qeverisë ka nënvizuar se në 20 vjet ekonomia informale kishte shtrirë rrënjët e saj, duke arritur të bashkëjetonte me shtetin dhe duke bërë të pamundur mbrojtjen e konsumatorëve.
“Ndërsa sot jemi në kushte të reja. Hapëm dy kanale të rëndësishme komunikimi për të denoncuar informalitetin”, ka thënë Rama, duke shtuar se “formalizimi është një e mirë e përbashkët”.
Më tej, duke cituar disa të dhëna statistikore Rama ka saktësuar: “Të ardhurat për 3-mujorin e parë të vitit janë përtej parashikimeve, në 3 muaj kemi arkëtuar rreth 100 milionë dollarë më shumë, kemi regjistruar një rritje të ndjeshme në produktet e akcizës, falë rezultateve zeruam taksat për rreth 83 mijë biznese të vogla. Jemi duke mbyllur përfundimisht shtigjet e kontrabandës”, ka shtuar Rama

Keta me kete fjalen informalitet kuptojne cdo lloj biznesi qe nuk paguan gjoben tek politikanet…Ligji dhe biznesi eshte politika ne Shqiperi..
Mesa duket, ata qe votuam, kane vendosur ta mbyllin biznesin ne Shqiperi…do ta bejne si ne kohen e Dudumit..Diktature..Tani fillini blini dhe tanke edhe le te rrojme me “forcat tona” e te pleqerojme Kokedhimen dhe Ramen ne Vuno…Armiqte tek rrapi ne litar…
Perdorimi I fjales “shefi” per kryministrin e Shqiperise tregon formimin dhe edukaten e ketij te vetequajturi gazetar. Mirre respekti te mungon por te pakten ruaj integritetin si shkrimtar dhe gazetar.
O Rama…..o te na rruaç të gjitha mor djalë,ti saliu dhe tegjithe ju si kube.
PoFullani beri informalitet???
Hajde na kontrolloni brekët se ka plot dhe për juve…..
ne punen tuaj sikryeminister e qeveri, per ndertimin shtetit
te shkaterruar ne keto 25 vjet,por nuk kuptoj nje gje kaq te veshtire te ndertohet nje laborator ushqimesh te perfolur per ato qe konsumojme dhe per hidrokarburet qe po na mbysin nga djegjet e makinave……
ku vemi keshtu…..ku eshte taks forca e hidrokarbureve
dhe cfare permisoji?asgje……vetem helm po thithim
Ore po nuk na thote ky sjerfyelli i gjate si eshte e mundur qe fondet per organizimin e qokave te Bashkise se Tiranes i shkojne nje Shoqerie qe nuk rezulton e regjistruar sipas rregullit ne QKR duke pasur mungesa informacioni mbi aktivitetin dhe xhiron financiare. Apo informaliteti prek vetem armiqte dhe ata qe nuk jane pjese e nomenklatures se partise.
Helbete i jeni turrur njerezve te varfer dhe po i lepini bishtin kocove te pafytyre.